Çelet e ekspozita tek Artet, studentët: Shteti të investojë për skulpturën e parkut

“Për vetëm 3 orë”, studentët e departamenti të skulpturës ekspozuan punët e tyre më të mira në ambientet e galerisë së Fakultetit të Arteve Pamore. Miniekspozita e kuruar nga profesor Arben Bajos evidenton jo vetëm dëshirën e këtyre artistëve të rinj për të bërë art, por edhe prirjet e tyre në këtë fushë, në të cilën çdo vit dalin rreth 12 skulptorë të rinj në tregun e punës. Teksa na flasin për ëndrrat, dëshirat e tyre për të ardhmen, ata bëjnë edhe apel për më shumë vëmendje institucionale, për më shumë hapësira nëpër parqe me skulptura moderne, etapa këto që vendet përreth nesh, i kanë kaluar para shumë kohësh. Studenti Renato Kullolli sjell për publikun, një portret edhe meshkuj nudo.

“Fillimisht jam marrë me vizatime, pikturoja, pas përfundimit të nëntëvjeçares më lindi ideja për skulpturë. Më tërhoqi shumë pas vetes, prandaj nuk jam shkëputur. E ardhmja ime, është që duke bërë sakrifica më të mëdha, që të arrij diçka, që t’ja vlejë në skulpturë. Mundohem shumë. Pavarësisht se si do të jenë mundësinë, për mua dëshira e madhe, që kam për të krijuar, nuk më bën që të ndalem. Elementi që më tërheq më shumë është figura e njeriut, sepse më tërheqin shumë detajet. Unë mundohem shumë, por kjo do edhe më shumë eksperiencë për të sjellë diçka edhe më mahnitëse për publikun”, thotë Renato Kullolli.

Ndërsa, studenti Alem Toska vëmendjen më të madhe e ka ndaj nudos së femrës.

“Profesorët na kanë lënë të lirë që të eksperimentojmë vet atë që duam ne si student. Unë eksploroj shumë nudot, sepse në të shikoj siluetat e trupit të njeriut. Derisa skulptura nudo në parqe nuk ka, ne si artistë e kërkojmë këtë gjë, që në Shqipëri të shuhet ai mentalitet që është shuar para shumë vitesh nëpër botë. Nudot duhet që të jenë nëpër paqe. Shteti duhet që të investoj për këto. Për ne do të ishte shumë e rëndësishme, që nudot edhe skulpturat të jenë nëpër parqe. Mendoj se gjërat do të ndryshojnë për mirë edhe për ne do të ketë diçka pozitive”.

Nuk mungojnë në këtë ekspozitë as skulptoret femra, studentja Rexhina Buzra flet për eksperiencën e saj.

“Skulptura është shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë, sepse gjymtyrët janë shumë të vështirë për t’u realizuar, në këtë rast kam sjell një dorë shumë të fuqishme, me idenë që çdokush duhet që të jetë i vendosur dhe shumë i drejtë me çdo person përballë. Doja që të isha pak më ndryshe nga shokët e mi, sepse jam edhe karakter i fortë. Zakonisht thonë që është shumë e vështirë për një femër, por nëse e bën me shumë pasion edhe dashuri, mund që të arrihet të bëhet çdo gjë, nuk është e pamundur. Unë synoj që të kem emër, të kem famë, edhe kudo që të shkoj të jem me këmbë në tokë edhe e vendosur për atë që bëj”, shprehet studentja Rexhina Buzra.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në FAB deri në datë 19 maj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror