Ekspozitë e koleksionit të rrallë me veprat e artistit shqiptar nga Mali i Zi, Rama: Gjelosh Gjokaj, një nga ata personazhe që jetonte për të pikturuar

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ekspozitë të hapur për veprat e realizuara nga piktori shqiptar, Gjelosh Gjokaj që nga viti 1961 deri në 2013. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri thirrje që të kishte sa më shumë vizitorë për këtë koleksion pikturash, duke theksuar se është shumë i rrallë.

Teksa foli për Gjokajn i cili ishte një artist i njohur shqiptar nga Mali i Zi, Rama lavdëroi punën e tij dhe e cilësoi si një ndër ato personazhe që jetonte për të pikturuar duke e përshkruar jetën e tij të ndërthurur ngushtësisht me artin.

“Shpresoj që të vlejë kjo hapje edhe prania e mediave për të sjellë më shumë vizitorë sepse është një rast shumë i rrallë. Ky koleksion nuk është i shfaqur çdo ditë dhe nuk mund të shihet çdo ditë dhe është koleksioni i një historie të bukur të një artisti që mbetet për t’u zbuluar në detajet e veta edhe pse është bërë një punë e lavdërueshme edhe për monografinë e tij. Por Gjelosh Gjoka ishte një nga ato personazhe ku nuk merret vesh ku mbaron jeta e përditshme e njeriut dhe ku fillon arti. Sepse të dyja bashkë jetonin të ndërthurura me njëra tjetrën. Ai ishte i dhënë pas artit, nuk kishte agjentë që të kujdesej për ekspozitat e tij apo për aspektin komercial. Nuk pikturonte për të jetuar por jetonte për të pikturuar”- u shpreh Rama.

Gjelosh Gjokaj, ishte një piktor shqiptar nga Mali i Zi, i lindur në Tuz në vitin 1933 dhe ndërroi jetë në Gjermani në vitin 2016. Ai ishte në gjendje të linte gjurmë në mbarë botën me mbi 45 ekspozita solo ndërkombëtare dhe mbi 70 shfaqje grupore.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime

Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime