Çelet ekspozita, “Himara përmes
dokumenteve dhe fotografive”

Çelet ekspozita, “Himara përmes<br />dokumenteve dhe fotografive”
Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror, është prezantuar në një ekspozitë dokumentare dhe fotografike".

Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro ka çelur ekspozitën dhe ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido për bashkëpunimin, sepse Himara është e mbushur me dokumente dhe histori.
 
"Kjo ekspozitë është shumë interesante për vendasit dhe pushuesit për të treguar historinë e kësaj treve, që nëpërmjet atdhedashurisë arriti të ndërtoj këtë realitet”, tha Goro.
 
Gjithashtu edhe Drejtori i Arkivave z.Bido falenderoi kryetarin e Bashkise Himare.
 
 “Himara është shumë e bukur, ka një histori të gjallë. Në këtë mënyrë ne i promovojmë këto vlera të veçanta të cilat gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, si arkivi unik nga lloji vet në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë të shohin paraardhësit e tyre, ku jetonin, si jetonin dhe si frymëzim për të tashmen”, u shpreh Bido.
 
Kjo ekspozitë pritet të jetë një nga asetet më të rëndësishme dhe një ndër pikat kulturore më të vizituara në Himarë pasi kjo ekspozitë do i shërbejë shumë turistëve vendas dhe të huaj në njohjen e kulturës dhe historisë mijëravjeçare të Himarës.

[gallery]23311[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja