Çelet ekspozita me 85 grafite e Anastas Kostandini, piktori: Më jep mundësinë të shprehem në një hapësirë tjetër që s’ma lejon piktura

Ekspozita retrospektive “Gra-Muret” e piktorit të njohur Anastas Kostandini tërhoqi vëmendjen e artdashësve fierakë. Në Galerine e Arteve “Vilcon Kilica” janë ekspozuar 85 grafika që i ka punuar përgjatë 4 dekadave.

“E vecanta e kesaj grafike  qe mua me njohin te gjithe si piktore, une kam gjithe jeten time qe kam punuar grafika  dhe grafika eshte nje ar , nje gjini paksa  speciale  jo te gjithe artistet. Jo gjithe piktoret e trajtojne grafiken.

Une paralel me pikturen e trajtoj kete gjini te grafikes e cila me jep mundesine  te shprehem ne nje  hapisire tjeter qe dhe per gjera te tjera qe nuk mund te thote  piktura. Keshtu qe e vecanta  eshte qe  ndoshta per here te pare  une tregoje faktin qe une jam dhe nje grafist.”

Emocionet janë të dyfishta për artistin, pasi punimet ekspozohen në galerinë që mban emrin e të mirënjohurit “Vilcon Kilica”, me të cilin Kostandini ka bashkëpunuar për realizimit e mozaikut të Tiranës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër