Çelet ekspozita ‘Një çast krijimi’ në Gjirokastër, mbi 60 punime artistike nga piktorët e rinj

"Një çast krijimi" është ekspozita e çelur së fundi me 60 punime artistike në pikturë nga nxënësit e Shkollës së Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Natyra dhe portretet vijnë në ketë ekspozitë përmes teknikave të vajit dhe akuarelit.

Ertil Bello, piktor dhe mësues pranë shkollës tregon se aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin e të rinjve në fushën e artit.

 “Janë 60 punime të cilat i kemi përzgjedhur nga nxënësit dhe vijnë nga të gjitha specialitetet që kemi në shkollën tonë, në grafikë, në teknikën në pikturë etj.”, tha Bello.

“Hapim sot këtë ekspozitë me punimet më të mira të nxënësve të arteve figurative . Ne synojmë për sa kësaj ekspozite promovimin e talenteve të reja të kësaj shkolle, por, jo vetëm”, tha drejtori i shkollës Bujar Dudumi.

I ardhur nga Ksamili, piktori Amarildo Refati thotë se e do pikturën dhe nuk e sheh dot vetën jashtë artit pamor edhe në të ardhmen.

“Të mbarosh shkollën për pikturë është diçka shumë e veçantë. Kam arritur deri këtu po nuk e dija që do të arrija deri këtu. Mendoj se do ta vazhdoj këtë rrugë edhe në të ardhmen deri sat ë arrij atë që dua”, tha Refati.

Ekspozita “Një çast krijimi” ka tërhequr vëmendjen e qytetareve gjirokastritë ndërsa do të qëndrojë e hapur për 3 ditë me radhë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja