Plot 80 vepra të artit pamor të përmbledhura në 6 cikle punimesh artistike erdhën në ekspozitën e re “Punime të zgjedhura” në galerinë Mad Center, “Gëzim Qendro” në Tiranë që solli për herë të parë artistja e talentuar Irena Buzi.
Realizuar me teknika të pikturës së vajit, akrilikut, akuarelit, karbonit, modelimit dhe derdhjes në bronz dhe nën kurimin e arkitektes Joana Dhiamandi, ekspozita e autores përmban vepra dy dhe tre dimensionale që variojnë nga abstraktja tek figurativja.
“Për mua këto punime kanë qenë një zbulim pasi artistja nëpërmjet kompozimeve, linjave ka pasyruar momente shumë interesante të artit shqiptar të periudhës së viteve 2000. Janë reflektime të saja, disa prej punimeve janë një lojë fëminore duket artistja sikur do të rikthehet në botën e fëmijërisë ku tenton të linjën, gjurmët”, tha Dhiamandi.
Nga një trajektore e përjetimeve personale, Irena Buzi sjell në qendër të krijimtarisë së saj periudhën e viteve 2000, një kohë historike në kapërcyell të mijëvjeçarëve e shekujve dhe në ndërrim të sisteme politike e ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë. Teksa shpreh emocionet Buzi vlerëson të gjithë kontributorët që mundësuan sjelljen e projektit të saj artistik.
“Falenderoj Joanën për pikasjen e punimeve. Ka qenë një rrugëtim goxha i gjatë dhe mjaft bashkëpunues. Falenderoj Genti Gjikolon për ndihmesën që na ka dhënë për formimin e ekspozitës”, tha Buzi.
E ardhur si një panoramë komplekse e artit shqiptar ekspozita “Punime të zgjedhura” e artistes Irena Buzi do të qëndroj e hapur për një muaj deri në 10 korrik 2021.
Foto nga ekspozita
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.5%
-
Mjaftueshëm
29.3%
-
S'kam mendim
7.2%
Vota total: 1372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Tiranë/ Shiste lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari! Kur pa policinë tentoi të shpërbënte dozën e kokainës! Kishte 800 gr me vete (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 09:21
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen pronari dhe administratori Call Center-it! 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 14:52
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
-
Tiranë/ Të maskuar me kapele goditën me sende të rënda 48-vjeçarin, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë (EMRAT + VIDEO)
7 Janar, 10:19