Çelet Festivali i Letërsisë Europiane në Tiranë, autorë të shquar europianë do të takojnë lexuesit shqiptarë

Çelet Festivali i Letërsisë Europiane në Tiranë, autorë të shquar europianë do të takojnë lexuesit shqiptarë

Festivali i Letërsisë Europiane-FELT

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri çelën Festivalin e Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT).

Ky aktivitet i cili do të mbahet nga sot, 12 dhjetor e deri më 14 dhjetor 2024 do të zhvillohet në tre mjedise: Shtëpia e Evropës, Biblioteka Kombëtare (Qendra “Sotir Kolea”) dhe Qendra e Artit “Agimi”.

FELT - është është një festival që kremton letërsinë europiane duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga e gjithë Europa, me vëmendje të veçantë atyre të përkthyera dhe botuara në vend.

Autorë të shquar nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Irlanda dhe Polonia, do të takojnë lexuesit shqiptarë dhe do të vizitojnë nxënësit e shkollave të mesme.

Festivali do të ofrojë një platformë për të nxitur dialogun, për t’u zhytur në peizazhe të ndryshme letrare dhe për të zhvilluar një kuptim më të mirë të botës së sotme përmes letërsisë në një seri bisedash që pasqyrojnë diversitetin e letërsisë dhe gjuhëve evropiane.

Ambasadori i BE, Sivlio Gonazato u shpreh se letërsia na mundëson të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin.

“Letërsia, ashtu si format e tjera të artit, na frymëzon, angazhon dhe sfidon. Ajo na hap mendjen ndaj ideve të reja, na mundëson të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, na ndihmon të ndërtojmë shoqëri më të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. FELT, Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë, është një kremtim i vlerave evropiane, duke e afruar BE-në me Shqipërinë”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Ndërkohë Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alesandro Ruggera tha se ky aktivitet synon të nxisë shkëmbime frymëzuese dhe lidhë autorët europianë me shkrimtarët dhe lexuesit shqiptarë.

“Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT), synon të nxisë shkëmbime frymëzuese, të nderojë tradita të ndryshme letrare dhe të lidhë autorët evropianë me shkrimtarët dhe lexuesit shqiptarë. Ai aspiron të kultivojë një vlerësim të thellë për fuqinë e fjalës së shkruar në telajon e pasur të traditave letrare evropiane”, tha Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alesandro Ruggera.

Festivali do të ketë seanca leximi nga veprat e Catherine Prasifka, Annet Schaap dhe Annie MG Schmidt, Kristos Armando Gezos, Margo Rejmer, Dominique Barbéris, Miro Gavran dhe Paolo Giordano. Bisedat e tyre me autorë dhe përkthyes letrarë shqiptarë, me pjesëmarrjen e një publiku të larmishëm, do të prekin stile të ndryshme letrare bashkëkohore dhe do të krijojnë lidhje me nismat kulturore dhe arsimore vendase.

FELT ka të bëjë me vlerat evropiane dhe thekson rolin e letërsisë në promovimin e dialogut, mirëkuptimit ndërkulturor dhe përfshirjes, ndërsa ofron një platformë që autorët evropianë të ndajnë perspektivat, njohuritë dhe proceset e tyre krijuese.

Duke nxitur dialogun mbi çështjet aktuale sociale, politike dhe kulturore përmes thjerrëzës së letërsisë evropiane, FELT thekson gjithashtu rëndësinë e leximit dhe rrëfimit mes pjesëmarrësve, veçanërisht studentëve dhe lexuesve të rinj.

 

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar