Çelet në Londër “Java e
kulturës” shqiptaro-britanike

Çelet në Londër “Java e<br />kulturës” shqiptaro-britanike
TIRANE- Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër organizon nga data 28 maj deri me datën 4 qershor 2015 “Javën e kulturës shqiptaro-britanike”. Kjo javë ka për qëllim të promovojë vlerat shpirtërore dhe artistike të popullit shqiptar në Britaninë e Madhe. Ajo zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për një diplomaci kulturore sa më efektive dhe përfaqësuese të këtyre vlerave dhe është vijim i veprimtarive të mëparshme.

Axhenda:
Dita e parë: 28 Maj 2015, ora 19.00, ekspozitë personale e Artit Figurativ: “Homazh për Eduard Lear” nga piktori i njohur Bashkim Ahmeti Izano. Vendi: Europe House, 12 Star Gallery, 32 Smith Square, London SW1P 3EU.

Dita e dytë: 30 Maj 2015, ora 18.30, promovim i librit “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, nga Dr Enver Bytyçi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Tiranë. Nën kujdesin e Ambasadorit të Kosovës z. Lirim Greiçevci. Vendi: Ambasada e Kosovës në Londër, 8 John Street, London WC1N2ES
Dita e tretë: 31 Maj 2015, ora 19.00, ceremoni e dhurimit të albumit me këngë të zgjedhura shqiptare me titull: “Këngët e Atdheut”.

Botim special për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Britaninë e Madhe. Përgatitur, botuar dhe sponsorizuar nga zonja Adelina Hoxha, muzikante, maestro Robert Radoja dhe Presidenti i Shtëpisë Botuese “FLESH”, Flamur Hudhri. Vendi: Ambasada Shqiptare në Londër: 33 St George’s Drive, SW1V 4DG.

Dita e katërt: 2 Qershor 2015, ora 18.30, promovimi i librit të sapobotuar: Histori Shqiptare e Shekullit të 16 – të shkruar nga profesori i njohur Sir Noel Malcolm,: Ambasada Shqiptare në Londër: 33 St George’s Drive, SW1V 4DG.

Dita e pestë: 4 Qershor 2015 ora 19.00, “Dita e pestë: 4 Qershor 2015 ora 19.00, “Jeta e ambasadorit amerikan Herman Bernstein dhe marrëdhëniet shqiptaro-hebraike, një model i tolerancës fetare”, nga amabasadori Mal Berisha Londër.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës