Violonçelistja britanike: ' Jam shumë e emocionuar që do të interpretoj muzikë shqiptare'

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar sjell sërish vlerat e muzikës klasike tek publiku kryeqytetas. Si një traditë shumëvjeçare , kjo muzikë vjen me hapjen e siparit për stinën e re koncertore të orkestrës simfonike të Rtsh.

E ftuara speciale , violonçelistja e njohur britanike Vashti Hunter, tregon për kamerën tonë se është hera e parë që vjen në Tiranë dhe i pëlqen shumë si ambient ashtu edhe muzika.

Për mua është hera e parë që vij në Tiranë dhe jam shumë e impresionuar. Është një qytet shumë I bukur, duket me gjelbërim, njerëzit të presin shumë ngrohtë, më pëlqen shumë ushqimi këtu dhe jam shumë e lumtur. Përsa i përket koncertit , ne kemi disa ditë që bëjmë prova dhe po përgatitemi shumë. Pres që publiku të jetë shumë entuziast sepse programi është shumë fantastik në të njëjtën kohë. Me pjesë shumë të gëzueshme dhe një repertor të larmishëm

Vashti Hunter, violonçeliste

Duke e shkëputur pak nga provat, Vashti na tregon se ndër të tjera do të luajë edhe muzikë shqiptare , e për këtë është shumë e kënaqur.

Unë do të luaj edhe pjesë shqiptare dhe për këtë jam shumë e emocionuar, sepse gjithmonë kam një ndjesi ndryshe kur luaj pjesë të reja. Më interesante më duket fakti që do të ketë edhe ritme folkorike dhe më pëlqejnë shumë. Unë nuk jam e njohur me këto lloj tingujsh dhe më pëlqen ky stili I ri, që më duhet ta them se është muzikë shumë e gjallë dhe e gëzueshme, e mbushur me karaktere.

Vashti Hunter, violonçeliste

Mbrëmja unike nën tingujt e muzikës ka sjellë për të disatën herë në Shqipëri edhe Jonian Kadëshën, violinistin shqiptaro grek me famë ndërkombëtare.

I  konsideruar si një ndër  muzikantët më të talentuar dhe të gjithanshëm të brezit të tij, Joniani shquhet  për individualitetin, dhe qasjen e tij të re artistike. Ai së bashku me Orkestrën  e Rtsh-së premtojnë një mbrëmje emocionesh unike.

Ky koncert nën drejtimin e Dirigjent-mjeshtër, Jonathan Bloxham dhe Drejtorit Artistik Aristidh Prosi do të jetë i pasur me një program të larmishëm artistik me autorë më në zë si: Franz List, Tchaikovsky,  Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel etj.

Të gjithë artdashësit  mund ta ndjekin nga afër koncertin e parë të stinës së re koncertore , më datë 19 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore tek Katedralja Ortodokse në  Tiranë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren