TIRANË- Pamjet e pajisjeve elektronike PEi që hidheshin në kamion si të ishin mbeturina, i ka parë edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se ndihet i keqardhur, por theksoi se kjo nuk e zhbën punën e KQZ për përgatitjen e zgjedhjeve. Ai u kujdes të theksonte se ky “proces është përgatitur në mënyrë të ndershme” dhe sipas tij, ato pamje nuk mundet ta errësojnë dhe as ta vënë në dyshim punën e tyre.

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.  

Në daljen për media, Celibashi theksoi se vonesa në disa qendra votimi nuk kanë penguar procesin dhe as nuk ka ndikuar një pjesëmarrje. Ai foli me shifra duke thënë se faktet janë të forta dhe hedhin poshtë pretendimet e socialistëve.

“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit”, shtoi kryekomisioneri.

Komenteve të kryeministrit Edi Rama se “KQZ ka dështuar me sukses”, Celibashi iu përgjigj pa koment.

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, shtoi kryekomisineri.

Në përfundim të procesit, ai njoftoi se pjesëmarrja ka qenë 38.22%, e thënë ndryshe kanë votuar 1.395.360 nga 3.650.658 emrat në listë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Pajisjet elektronike hidheshin si mbeturina, Celibashi: Jam i keqardhur, por nuk eklipson përpjekjen e ndershme tonën për të përgatitur zgjedhjet

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.  

Ora 18:07
Celibashi i përgjigjet Ramës: Vetëm 5% e QV u hapën pas orës 08:00! Nuk pati ndikim të madh në proces

 

Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se vetëm 5% e qendrave të votimit janë hapur pas orës 08:00. Kjo vonesë sipas tij nuk ka pasur një impakt të madh në proces.

“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.

Ora 17:59
Rama tha se KQZ dështoi në mënyrë spektakolare, Celibashi refuzon t’i përgjigjet

1684252287_kqz.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim skandaloz të KQZ, por kryekomisioni Ilirjan Celibashi zgjodhi që të mos i përgjigjej.

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, tha Celibashi.