Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i kërkon partive politike ndryshimin e ligjit për administrimin e procesit zgjedhor. Ai kërkon depolitizimin e komisioneve të votimit në nivelin e dytë dhe të tretë, përkatësisht komisionerët e Komisioneve të Qendrave të Votimit KQV dhe qendrave të numërimit KZAZ.
Reagimi vjen një ditë pas zgjedhjeve të përsëritura në Rrogozhinë për kryetarin e bashkisë pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme.
Përmes një deklarate për mendian kërkon domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore
“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta” shkruan Celibashi.
Më tej ai nënvizon se administrimi i zgjedhjeve nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij dhe u kërkon partive politike të marrin masa.
“Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ” vijon Celibashi
Kujtojmë se një natë më parë pas dorëzimit të kutive të votimit në Rrogozhinë u bllokua për pak nisja e procesit të numërimit për shkak se numëruesit e koalicionit Bashkë Fitojmë nuk hynin në KZAZ dhe ishin nën pranin e deputetëve demokratë pjesë të Rithemelimit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Zgjedhjet/ Celibashi i flet diasporës: Nuk pranohen dokumentet e huaja identifikuese, fletët e votimit ju vijnë javën e dytë të prillit! Kujdes këto gabime
21 Janar, 19:16
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
KuSht duhet persona si mjek mesues edukator etj dhe rinia senati shkollor dhe intelektual që nuk jane pjese e 3 pushteteve inxhinier dhe ekonomist finamce dhe bujqesi etj etj
Përgjigju