Këngëtarja Celine Dion krahas zërit të saj magjepsës gjithmonë ka ditur të shfaqet shumë elegante duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj.

Këtë herë Dion fotografohet në Paris e veshur e gjitha me të zeza por sigurisht tejet elegante. 

Veshur me një xhaketë të vecantë  të cilës krahët i përfundonin me flutura të mëdha, një stil i vecantë. 

Edhe pantallonat kishin të njëjtat flutura, duke zbuluar pak edhe kycet. 

Këpucët po ashtu të zeza, shalli i zi, syzet e zeza, çadra e zezë.

Më plot gojën mund ta cilësojmë divën e muzikës “Madame in Black”.

Sikurse shohim edhe nga fotot këngëtarja 49-vjecare duket se ka humbur paksa vitalitetin e saj por ne jemi të sigurt se zëri i saj është i  fuqishëm dhe ajo mbetet unike dhe origjinale në artin botëror.

[gallery]22894[/gallery]
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com