Çelja e negociatave, Bushati-
Pollo debate tek ‘Integrimi’

Çelja e negociatave, Bushati-<br />Pollo debate tek ‘Integrimi’<br /><br>
Komisioni i Integrimit është mbledhur ditën e sotme, ku po diskuton për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. I pranishëm në mbledhje është edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha se vitin tjetër Shqipëria do të marrë përgjigje për hapjen e negociatave me BE.

“Frika në media e disa forcave politike për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit është e kotë. 2018 do të jetë një vit përcaktues. Për herë të parë BE nuk pati konkluzione për procesin e zgjerimit. Është realiste që vitin tjetër Shqipëria të marrë përgjigje për çeljen e negociatave. 2019 do jetë viti i zgjedhjes së institucioneve evropiane", tha Bushati

Ndërkohë, deputeti i PD, Genc Pollo, ka pyetur ministrin se pse nuk u hapën negociatat para zgjedhjeve të 25 qershorit, siç tha kryeministri Rama.

"Pse nuk u arrit çelja e negociatave siç tha Rama përpara zgjedhjeve? Pati tre kritere shtesë për integrimin. Lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe droga. Çfarë iu bën optimist që do çelen negociatat në mes të vitit të ardhshëm?", deklaroi Pollo.

Në kundërpërgjigje, ministri ka thënë se nuk ka asnjë kusht shtesë për integrimin dhe se nuk duhet helmuar publiku me komente të tilla.

“Nuk ka asnjë kusht shtesë për integrimin. Ata nuk janë kushërinjtë tanë. Nuk na mbajnë me hatër. Të mos e helmojmë publikun me të tilla komente. Në 2016 erdhi bota mbarë për t’iu bindur të votonit Reformën në Drejtësi. Ju thoni ka tre kushte shtese, unë them që s’ka asnjë kusht shtesë”, shtoi Bushati.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike