Nuk ka një datë të çeljes së negociatave Shqipëri- BE, por qeveria është e angazhuar për përmbushjen e kritereve për këtë proces. Kështu u shpreh ministri i jashtëm Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Integrimit, i cili tha se nuk është vetëm qeveria ajo që punon për këtë proces por janë një sërë komponentësh në mënyrë të veçantë parlamenti dhe aktorët politik.
Për ministrin Bushati, çështje themelore në këtë rrugë mbetet miratimi i paketës së plotë të reformës në drejtësi. Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu kërkoi një qëndrim të qartë dhe punë konkrete për strategjinë që po ndiqet nga qeveria shqiptare për këtë proces.
Debati Bushati-BreguBregu-Bushatit: Nuk pres të përcaktoni data për hapjen e negociatave, nuk varet vetëm nga reforma në drejtësi. A është gati qeveria shqiptare për hapjen e negociatave me BE?
Bushati: Qeveria është vetëm një aktor në këtë proces, aktorët politikë zënë peshë si parlamenti dhe opozita. Ju falenderoj për kritikën tuaj të shëndetshme.
Bushati: Referenca më e mirë janë konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE. Në të gjitha fushat trendi i reformave pozitive, kërkohet vijimësi. Reforma në fushën e së drejtës dhe se treti të kalojmë paketën e reformës në drejtësi.. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të hapet drita jeshile në rast se ne ecim në këtë rrugë me reformat.
Bregu: Po të ishte në dorën e PD procesi i hapjes së negociatave do kishte nisur dje dhe jo nesër. Unë kam një shqetësim pasi iu pyeta nëse është gati qeveria për të kuptuar kuadrin me të cilin ka një strategji. Më vjen keq t’iu them por dokumentat dhe mënyra se si po i afroheni këtij procesi është e dështuar
Bushati: Do ta përcjell shqetësimin tuaj në kabinet në mënyrë që dokumenti të përmirësohet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja ‘Bussines Day’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar
30 Shtator, 08:57
-
Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës (EMRAT)
30 Shtator, 08:52
-
Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?
30 Shtator, 08:51
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, lista me pikët e 11 kandidatëve ende jo zyrtare! Sot pritet që ministri Hoxha t'ia dërgojë kryeministrit Rama
30 Shtator, 08:33
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator, 08:29
-
Shkodër/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit, arrestohen, në hetim një 19-vjeçar
30 Shtator, 08:29
-
Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e pjesshëm të komisioneve! Tek 'Integrimi' shkojnë vetëm 2 deputetë të opozitës! Peleshi: Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit
30 Shtator, 08:10
-
Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix
30 Shtator, 08:08
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë
30 Shtator, 07:41
-
SHBA rrit gatishmërinë e trupave nga shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
30 Shtator, 07:30
-
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës
30 Shtator, 07:10