Çelja e sezonit turistik në Golem, Klosi: Kompania Tui sjell charterin e parë nga Rusia

Çelja e sezonit turistik në Golem, Klosi: Kompania Tui sjell charterin e parë nga Rusia

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë mbrëmjes së eventit gala në çeljen e sezonit turistik në Golem

Gjatë deklaratës për shtyp Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shpreh se e ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike. Klosi gjatë një eventi gala u shpreh se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.

Në eventin që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem të Harmonia Hotels Group ishin të pranishëm edhe Kryetari bashkisë së Kavajës Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.

Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet vecse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300. Këtë vit për herë të parë kompania Tui do të sjellë charterin nga Rusia.

Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap përSshqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind çdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Duke dhënë çmimin e mirënjohjes për kompaninë polake që ka sjellë charterin e parë në Shqipëri, kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se turistët e shndërruan bregdetin shqiptar në një destinacion turistik dhe dhanë mundësi që hotelet të ngrihen vit pas viti, të shtojnë kapacitetet dhe të rrisin shërbimet. Më pas mbrëmja vijoi me një paradë të veshjeve tradicionale dhe muzikë shqiptare

Unë do të doja të shprehja mirënjohje për gjithë këto përpjekje që po bëjnë me mish e më shpirt dhe për kaq shumë energji të harxhuara, nga njerëz të mirë, njerëz punëtorë njerëz, që kanë menduar që Shqipëria mund të shndërrohet në një destinacion europian turistik. Ajo çfarë shikojmë këtu është një mbrëmje miqësore, një mbrëmje pune me njerëz të, cilët kanë arritur që t’ia dalin falë një pune shumë të madhe por kanë arritur që t’ia dalin edhe falë një miqësie shumë të madhe dhe mbase këtu është edhe thelbi i gjithë politikës sonë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri; të kemi mundësinë që të prezantojmë më të mirën e Shqipërinë; mirëseardhjen, të prezantojmë pritjen e ngrohtë dhe dashurinë për njerëzit të cilët afrohen në Shqipëri. Prandaj edhe ministria këtë vit përpiqet që kudo në Shqipëri së bashku me kaq shumë tur operatorë të shpërndajmë buzëqeshje dhe mirënjohje për të gjithë turistët. Këtu ka edhe shumë hotelierë të tjerë të cilët nuk janë vetëm nga Durrësi, nuk janë vetëm nga Velipoja apo Vlora, por këtu kanë ardhur hotelierë nga Mali i Zi, nga Serbia , nga Maqedonia, Kosova pra ka hotelierë nga gjithë ky rajon dhe unë mendoj që kjo është e ardhmja e rajonit, kur djem si këta tre muskëtierët që unë do të doja t’i përshëndesja,, u bënë bashkë me shumë e shumë miq në këtë rajon dhe ne kemi mundësinë që Shqipërinë dhe të gjithë rajonin ta paraqesim si një ofertë të përbashkët turistike. Standardet i kemi të njëjta, mundësitë dhe argëtimet i kemi të njëjta natyrën e kemi shumë të bukur, kushtet i kemi po ashtu shumë të mira dhe ndaj na mbetet që vetëm të koordinohemi dhe atë që kanë bërë djemtë ta ndjekim të gjithë së bashku. Mendoj që ky vit që na bën me kaq shumë turistë na bën edhe me kaq shumë përgjegjësi dhe unë ndihemi realisht me shumë përgjegjësi përsa i përket sezonit. A do të kemi mundësi që të kënaqim kaq shumë turistë që do të vijnë në vendin tonë? Ne si ministri së bashku me grupin kemi zgjedhur katër kompani të cilat kanë afruar shërbimin charter në vendin tonë dhe për herë të parë kanë ulur charter në Tiranë dhe presim që gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shumë kompani të tjera ne të kalojmë mbi 300 chartera që është një numër i konsiderueshëm për turizmin shqiptar. Një nga katër kompanitë që u përzgjodhën për tu nderuar me çmim, është Tui Rusia, Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind çdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar