/ATSH/. - E ardhmja e portierit Petr Cech është larg Celsit. Portieri çek pritet të largohet gjatë merkatos se verës nga Stenford Bridge.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Viktor Kolar. Ky i fundit ka zbuluar se drejtuesit e Celsit i kanë dhënë leje Cech-ut që të gjeje një skuadër të re gjatë verës.
"Petr ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, megjithatë, unë mund të konfirmoj që ne kemi marre leje nga Celsi për të negociuar me ekipet e interesuara", ka thënë Kolar për mediat.
"Petr ka konfirmuar interesimin për të luajtur rregullisht në një klub të madh", ka theksuar agjenti i portierit te perfaqesueses ceke.
Cech gjatë këtij sezoni ka përfunduar në pankine, pasi  trajneri Jose Mourinho si portier të parë ka preferuar të riun belg, Thibaut Courtois.