Celula e ISIS dhe aparatura
përgjuese, Nishani dekoratë SHISH

Celula e ISIS dhe aparatura<br />përgjuese, Nishani dekoratë SHISH
Presidenti Bujar Nishani nuk ka kursyer dekoratat e tij dhe Për Shërbimin Informativ Kombëtar, që tashmë drejtohet nga Visho Ajazi Lika. Vendimi për të dekoruar SHISH me medaljen e “Artë të Shqiponjës” është dhënë në 4 korrik të këtij viti, ndërkohë që vetëm ditën e sotme (Dje) është bërë publik lajmi. Dekorimi i SHISH nga Presidenti vjen pas informacioneve të saktë që Ajazi i ka dhënë presidentit për ekzistencën e një pajisje përgjuese, e cila deri pak kohësh administrohej nga Policia e Shtetit. Njëherësh presidenti Nishani vlerësoi punën e SHISH për arritjet e tij në hetimin e rasteve në Shqipëri të personave që janë të lidhur me organizatën terroriste ISIS. Sipas presidentit Nishani të gjithë punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),drejtues njësish dhe inspektorë, kanë qënë dhe janë të angazhuar në zbatimin e prioriteteve të miratuara nga Qeveria shqiptare dhe përmbushjen me profesionalizëm të të gjitha detyrave të dala për këtë qëllim, sipas drejtimeve të ndryshme. Vlerësohet se këto detyra janë kryer në mënyrë korrekte, duke parandaluar veprime dhe situata që mund të cenonin Sigurinë Kombëtare të vendit. “E kemi konstatuar dhe transmetuar edhe më parë se këto detyra janë kryer në bashkëpunim dhe koordinim me institucione të tjerë ligjzbatues shqiptarë si dhe me shërbime të tjerë partnerë. E kemi theksuar vazhdimisht rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe koordinimi për avancimin sasior dhe cilësor të sukseseve për përmbushjen e misionit ligjor të SHISH. Me krenarinë që buron nga angazhimi serioz i SHISH, jemi të gëzuar t’ju transmetojmë se një vlerësim i tillë, është konkretizuar me akordimin nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Bujar Nishani, nëpërmjet Dekretit të Tij nr. 9668, datë 29.06.2016, të Dekoratës së Artë të Shqiponjës për Shërbimin Informativ të Shtetit; dekoratë e cila iu dorëzua Drejtorit të SHISH, z. Visho Ajazi Lika” thuhet në njoftimin e presidencës. Dekorata është akorduar me këtë motivacion: “Për punën, përpjekjet, sakrificat dhe arritjet e vazhdueshme 25 vjeçare të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit në realizimin me guxim, qëndrueshmëri, besnikëri, përkushtim e vetëmohim të detyrave të tyre ligjore; për forcimin e sigurisë së shtetit e qytetarëve të tij, si dhe për garantimin e suksesit të zhvillimit ekonomik, shoqëror, liberal e demokratik të vendit”. Nga ana tjetër Visho Ajazi Lika tha se “SHISH ka bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh me shumë shërbime sekrete partnere, është një partner i besuar në komunitetin e shërbimeve sekrete të NATO-s dhe të Evropës Perëndimore; është aktor kontribuues dhe i vlerësuar për rolin e dorës së parë në luftën kundër terrorizmit, në sigurinë rajonale dhe atë euro-atlantike. SHISH ndan informacion, analiza e vlerësime si dhe organizon operacione të përbashkëta me disa prej partnerëve dhe aleatëve tanë strategjikë”.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik