Celularët çerdhe mbushur
plot me mikrobe e baktere

Celularët çerdhe mbushur<br />plot me mikrobe e baktere
Janë të pisët. Në Britaninë e madhe një në gjashtë celularë ka mikrobe të rrezikshme. Për studiuesit e London Scool of Hygiene and Tropical Medecin nuk ka asnjë dyshim: britanikët nuk lajnë mirë duart as kur përdorin ambjentet sanitare.

Kur njerëzit merren në pyetje, rreth 92% e tyre përgjigjen se i lajnë mirë duart me sapun, por kur bëhet kontrolli rezulton se 82% e tyre i kanë duart të pista me baktere. Pra ata nuk tregojnë të vërtetën. Shqetësimi i mjekëve është aq i madh sa shpikën dhe vendosën 15 tetorin si ditën botërore të larjes së duarve. Fillimisht lindi si një lëvizje për të sensibilizuar fëmijët, por më pas, duke parë rëndësinë e fenomenit, u vendos si ditë botërore për sensibilizimin edhe të të rriturve.

Të lash duart me sapun pasi ke përdorur shërbimet sanitare dhe para se të ulesh për të ngrënë, ul deri në 50 % mundësinë e infeksioneve te fëmijët nën moshën 5 vjeç. Ndërsa në rastin e sëmundjeve akute të mushkërive deri në 25%. Mjekët kujtojnë se kjo është një shifër shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se çdo vit, 3.5 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin pikërisht nga këto sëmundje.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli