Celularët, do mbeten
2 licensa 3G në treg

Celularët, do mbeten <br />2 licensa 3G në treg
Tenderi për licensën e tretë të internetit në telefoninë e lëvizshme 3G dështoi, pasi dy kompanitë pjesëmarrëse në garën e hapur nga Autoriteti i Komunikimeve Telefonike e postare (AKEP) ofruan një çmim shumë herë më të ulët se "dyshemeja" e paraqitur nga shteti. Ishte menduar që kostoja e një licence 3G të pranohej nisur nga një minimum prej 12.5 milionë eurosh, sikurse është paraqitur edhe në dy tenderat për dy licensat e mëparshme, por kompania celulare "Eagle Mobile" ofroi vetëm 3.55 milionë euro, ndërsa "Plus" edhe më pak, 2.2 milionë euro. I ndodhur para kësaj situate, Komisioni i Vlershmit të Ofertave nuk pranoi asnjërën prej tyre. Deri tani janë dhënë dy licensa 3G. Të parën e fitoi kompania "Vodafon", kundrejt një shume disa herë më të lartë se "dyshemeja", në masën 31 milionë euro, ndërsa të dytën "AMC", me 15 milionë euro. Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet tenderi i radhës për të ofruar licensën e tretë dhe nuk dihet në se qeveria do të ndërhyjë për të ulur çmimin dysheme.

Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë, të njohura si "3G" nga kompanitë celulare, sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat celularë dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.

Kompania
Kompania celulare "Plus" ka argumentuar qendrimin e vet ditën e sotme, me një deklaratë nga ana e drejtorit të saj ekzekutiv, Moni Buchnik. "Ne konsiderojmë se barrierat për hyrjen në treg duhet të jenë në raport të drejtë me çmimet e mundshme fundore të këtij shërbimi", deklaroi ai, duke theksuar se një rikonsiderim i kësaj çështje në përshtatje me kushtet aktuale të tregut të telefonisë së lëvizshme nga autoritetet do të ishte zgjidhja më e mirë për tregun dhe konsumatorët. Marrja e licensës 3G është gjithashtu një mundësi për të investuar në shërbime dhe produkte inovative, që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbështetjen e nismës për një Shqipëri dixhitale si dhe në përmirësimin cilësor të jetës së qytetarëve në tërësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane