Celularët, importuesit duhet të 
raportojnë online numrat IMEI

Celularët, importuesit duhet të <br />raportojnë online numrat IMEI
Për të adresuar problematikën disavjeçare në tregtinë e telefonave celularë është shtuar një nen i veçantë në ligjin e procedurave tatimore ku përcaktohet ngritja e Bazës së të Dhënave të Numrave IMEI dhe detyrimi i tatimpaguesve për të populluar me të dhëna këtë bazë.

Sipas nenit 8 të këtij projektligji, propozohet që Baza e të dhënave të numrave IMEI aksesohet nga depozituesit e informacionit që janë importuesit, tatimpaguesit shitës me shumicë dhe tatimpaguesit shitës me pakicë vetëm për qëllime të popullimit të të dhënave, si edhe nga inspektorët e administratës tatimore gjatë ushtrimit të kontrolleve.

Inspektorëve u ndalohet të aksesojnë të dhënat e bazës sipas këtij neni jashtë objektit të një çështjeje në hetim dhe çdo akses shoqërohet me mbajtjen e një procesverbali mbi qëllimin e aksesit dhe destinacionin e të dhënave të nxjerra.”

Popullimi i Bazës së të Dhënave propozohet të bëhet si më poshtë vijon:

a) importuesit e telefonave celularë, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve doganore pranë degëve doganore, duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI të aparateve të importuara, si dhe të ngarkojnë elektronikisht të gjithë informacionin e numrave IMEI respektivë në bazën e të dhënave;

b) individët, të cilët, në çastin e hyrjes në doganë, zotërojnë aparate celulare, që futen për herë të parë në Shqipëri, vlera e të cilave është mbi minimumin e patatueshëm, të vendosur në ligj, ndjekin të njëjtën procedurë si në shkronjën “a”, të kësaj pike. Ngarkimi elektronikisht në bazën e të dhënave kryhet nga dega doganore.

Gjatë diskutimit të këtij neni deputet kanë kërkuar sqarime se si aparatët celularë që janë prej kohësh në përdorim do të mund të regjistrohen. Këtë çështje e adresuan deputetët opozitarë të cilët nënkuptuan që masat ndëshkimore nuk duhet të aplikohen te individi që ka bërë blerjen e aparateve të mëparshëm. /Monitor/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

1 Maji, Meta: Shqipëria me pagat me të ulëta në rajon, fuqia punëtore po largohet masivisht

1 Maji, Meta: Shqipëria me pagat me të ulëta në rajon, fuqia punëtore po largohet masivisht