Cenohen zgjedhjet, kryetari i PD
SMS anëtarëve: Votoni Bashën

Cenohen zgjedhjet, kryetari i PD<br />SMS anëtarëve: Votoni Bashën
Rreth 104 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do votojnë nesër për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike. 

Pak orë nga nisja e votimit kanë nisur edhe incidentet e para brenda demokratëve. Kryetari i PD-së në degën e Fierit, Luan Baçi ka shkelur rregullat e garës, duke i kërkuar anëtarësisë të votojnë Lulzim Bashës nesër. 

Në pozicionin që ai mban, duhet të jetë garant për barazinë e garës në PD, mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Por në një SMS të shpërndarë për antarët e PD -së në Fier, të siguruar nga lapsi.al, ai u kërkon atyre hapur të mbështesin Bashën.

"E shtune, 22.07.17,prej ores 8:00-19:00, te kinoteatri Fier, ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH, Z.Basha. Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci", u shkruan antarëve, Baçi, që është edhe deputet i zgjedhur rishtaz i PD. 

mesazhi
(SMS-ja shpërndarë anëtarëve në Fier)

Për garë të pabarabartë ka folur këto ditë edhe Selami, ndonëse ai vazhdon garën edhe pse sheh se si favorizohet në shkelje të rregullave, rivali i tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot