Partitë që përfaqësojnë minoritetin maqedonas nuk gjejnë paqe pas Censit 2023. Për kryetarin e Bashkisë Pustec, të zgjedhurin e PS-së, Pali Kolevski, regjistrimi është korekt edhe pse maqedonasit janë përgjysmuar.
“Çdo vendim zyrtar i qeverisë shqiptare është i pranuar nga institucionet dhe kushdo tjetër që mund të ketë pretendime mund të kundërshtojë këto rezultate duke iu drejtuar prokurorisë”, tha Kolevski.
Një ditë më parë, Vasil Strejovsku kryetari i Partisë Maqedonase për Integrim që përfaqëson opozitën tha komuniteti maqedonas është manipuluar nga segmente te qeverise bullgare qe kane pasaporta në këmbim të ndryshimit të etnisë.
Këtyre akuzave nuk ka preferuar t’i përgjigjet ambasadori bullgar në vendin tonë, Ivaylo Kirov, i cili vlerëson qeverinë për zhvillimin e Censit 2023.
“Rezultatetet janë pranuar nga të gjithë. Deklaratat politike i jep çdo kush sipas ineresit politik. Ne vleresojmë qeverinë shqiptare që krijoi kushte që banorët me orgjinë bullgare të shprehnin lirshëm verdiktin e tyre. Jemi shumë të suprizuar nga rezultatet”, tha Kirov.
Nga të dhënat e Censit 2023 rezulton se minoriteti bullgar që matet për herë të parë ka 7057 banorë që jetojnë në të njëjtat zona me maqedonasit, Pustec të Korcës, Gollobordë të Dibrës dhe Gorë të Kukësit. Ndërsa entia maqedonase është përgjysmuar nga 5512 që ishin në 2011 në 2281 aktualisht.
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.4%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
29 Qershor, 16:55
-
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në rrugë
29 Qershor, 10:59
-
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare
28 Qershor, 16:32
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO dënon me 3 vite burg avokatin Arben Lena
27 Qershor, 16:28
-
Përfshihet nga flakët makina në ecje në Qafë Thanë-Pogradec
27 Qershor, 07:41
-
Arrestimi i kryekomisarit Fatmir Balaj, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme! Në laboratorin e kriminalistikës u ndryshua USB-ja që fshihte mashtrimet
26 Qershor, 10:26
-
Korçë/ Arrestohet 58 vjeçari, s'e ndali falsifikimin e dokumenteve as në 'arrest shtëpie'! Në banesë i gjejnë pasaporta false (EMRI)
26 Qershor, 09:03
-
Nis në Pogradec edicioni i 14-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, shfaqen mbi 50 filma! Organizatori Eno Milkani: Magjia e ekranit të madh, e pazëvendësueshme
25 Qershor, 21:31
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
'Breshëri na ka shuar, mbetëm pa bukë!' Mbi 200 fermerë të dëmtuar në Korçë, Bashkia: S’kemi fonde, Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës
25 Qershor, 15:12
-
Korçë/ I dënuar me 10 vite e 2 muaj burg në Turqi për trafik droge, arrestohet në pikën kufitare në Kapshticë 50-vjeçari turk
25 Qershor, 11:33
-
Korçë, plagoset një 65-vjeçar me mjete të forta, arrestohet autori
24 Qershor, 20:09