Censusi, Greqia:U manipuluan
shifrat e minoriteteve

Censusi, Greqia:U manipuluan <br />shifrat e minoriteteve
ATHINË – Greqia hedh hije dyshimi mbi besueshmërinë e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, veçanërisht për numrin e minoriteteve dhe vendosjen e tyre në territorin shqiptar. Ministri i jashtëm grek, Stavros Dimaska e ka shprehur këtë qëndrim gjatë letrës në parlament, pas pyetjes së drejtuar deputeti i LAOS, Kostas Aivaliotis.“Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet që lidhen me regjistrimin në Shqipëri, dhe ka bërë ç’është e duhur si në nivel dypalësh ashtu dhe në nivel evropian për të siguruar integritetin e procesit për të numëruar anëtarët e minoritetit grek”, ka deklarur kryediplomati grek. “Siç parashikohet në dokument, zgjedhja e përfaqësuesve të grupeve të pakicave kryesore, duke përfshirë minoritetit kombëtar grek, të cilët ftuan anëtarët e tyre që të përmbahen në shenjë proteste nuk i garantohet të respektojnë të drejtën e vetëdeklarimit, tregoi një deficit të rëndësishme të besimit të pakicave në shtetin shqiptar. Kjo, bashkë me parregullsitë në kryerjen e regjistrimit të popullsisë, është një çështje e kredibilitetit të rezultateve të përftuara nga përpunimi i të dhënave, të madhësive të grupeve të pakicave dhe vendet ku ata banojnë”, ka sqaruar Dimas në parlamentin grek.
Megjithatë, ministri i jashtëm grek ka siguruar se do të vazhdohet të investohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha