Minoriteti turk në Greqi kanë kërkua një regjistrim popullsie si ai që kërkon OMONIA në Shqipëri. Burime nga ministria e Jashtme greke për televizionin Top-Channel, kanë pohuar se kanë marrë njoftime se dhe myslimanët që jetojnë në zonën e minoritetit në Trake kanë kërkuar regjistrimin e tyre, për të mos e njohur dhe ata regjistrimin e popullsisë, që u krye në Greqi.
Ndonëse jo zyrtare, kërkesa është hedhur në diskutim në qarqet më ekstremiste në rradhët e minoritetit mysliman, një pjesë e së cilit kërkon me ngulm përcaktimin e tij si minoritet turk dhe jo mysliman, sikundër është njohur prej Athinës zyrtare. E ndodhur përballë këtij fakti, Ministria e Jashtme greke, duket se nuk do të inkurajojë OMONIA-n në Shqipëri të vazhdojë regjistrimin, madje Athina nuk do të njohë zyrtarisht rezultatin e këtij regjistrimi, pasi sipas burimeve, kjo do të dëmtojë marrëdheniet shqiptaro- greke dhe i hap Greqisë një front të ri, pikërisht në një prej periudhave me të vështira, që po kalon vendi si pasojë e krizës ekonomike, por edhe prej ndryshimeve politike të thella dhe shpesh të dhunshme, që po ndodhin në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.
Vendimi i OMONIA-s për regjistrimin e njëanshëm të minoritetit në jug të Shqipërisë ka përçarë jo vetem minoritetin, por edhe Ministrinë e Jashtme Greke, një pjesë e së cilës përkrah rrugën e moderuar dhe integruese të këtij minoriteti në vendin tonë, megjithë problemet e krjuara herë pas here në gjirin e këtij monoriteti. Monitorimi prej organizmave europiane dhe Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me gjendjen e minoriteteve në vendin tonë është tashmë dhe pikënisja që Athina zyrtare ka vendosur në vlerësimin e saj për kushtet e minoritetit grek në Shqipëri.
Vendosja e Dhimitris Avramopulos në postin e ministrit të Jashtëm, duket se inkurajon pikërisht rrymën e integrimit të moderuar dhe pro europiane të minoritetit grek në Shqipëri.Vetë zoti Avramopulos dhe diplomatë të lartë greke nuk e kanë inkurajuar vendimin e OMONIA-s.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com