Censusi për ndërmarrjet
ekonomike: 50% në Tiranë e Durrës

Censusi për ndërmarrjet<br />ekonomike: 50% në Tiranë e Durrës
TIRANE- Instituti i Statistikave prezantoi sot rezultatet finale të censusit për ndërmarrjet ekonomike. Sipas drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja “ndërmarrjet janë përqëndruar kryesisht në Tiranë e Durrës. 50% e ndërmarrjeve janë krijuar në periudhën 2005-2009, dhe 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat”

Ministri i Inovacionit Genc Pollo vërejti se censusi është kryer në bazë të gjithë standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian, dhe se publikimi do japë një panoramë të plotë e të detajuar të ekonomisë së vendit.

”Censusi jep një pasqyrim më të saktë të asaj që është arritur nga sipërmarrësit shqiptarë dhe jep shpjegim pse PBB është në rritje të shpejtë dhe po kap nivelin e vendeve më të pasura të rajonit.”

Me këto statistika do të krijohet regjistri i ndërmarrjeve lokale që do të shërbejë si instrument bazë, i nevojshëm për zhvillimin rajonal. Sipas Pollos “lokalizimi i ndërmarrjeve është realizuar me GPS dhe më vonë do të integrohet në sistemin e adresave. Censusi do të përmirësojë bazën e statistikave të ekonomisë”

Censusi për ndërmarrjet jo bujqësore- vërejti Pollo- është kryer brenda parametrave të kërkuara nga EUROSTAT ndaj këto të dhëna do jenë të krahasueshme në nivel rajonal dhe më gjerë.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, i pranishëm në takim nënvizoi se BE investoi 11 milionë euro për statistikat dhe censusi është një hap i rëndësishëm për të pasur informacione më të plota statistikore në Shqipëri. “Qëllimi kryesor i censusit koniston në përmirësimin e drejtimit ekonimik për të pasur një zhvillim ekonomik më të mirë, por për të gjitha këto kërkohen më shumë burime njerëzore për të pasur edhe një program statistikor më të efektshëm” - theksoi Sequi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve