TIRANE- Partia për Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe organizata e minoritetit Etnik Grek “Omonia” deklaroi sot se nuk njeh rezultatet e censusit sipas të cilave, 83 % e janë deklaruar me kombësi shqiptare dhe 0.87 % me kombësi greke.
PBDNJ: REZULATET U KORRUPTUAN
Nëpërmjet një konference për shtyp, PBDNJ deklaroi se rezultatet "janë kurorëzimi i veprimtarësisë në disfavor të minoriteve. Shifrat e publikuara për minoritetet nuk pasqyrojnë realitetin.”- deklaroi në selinë e PBDNJ-së nga nënkryetari i saj Thanas Poçi. Ai shtuar se përveç mosnjohjes së rezultateve nga vetë ajo do i bënte thirrje dhe institucioneve ndërkombëtare që të mos njohin rezultatet “e censusit të korruptuar”.
"Procesi i regjistrimit të popullsisë, i mbledhjes së të dhënave për përkatësinë etnike e fetare, ishte nje proces jodemokratik, jotransparent dhe antikushtetues që u krye me shkelje të panumërta, veprime arbitrare, ku siç shihet edhe të dhënat janë të stisura. E theksojme në mënyrë të prerë se shifrat e publikuara për minoritetet e besimin fetar, nuk pasqyrojnë realitetin në Shqipëri"- tha Poçi
Më tej ai tha se kurrsesi nuk mund të heshtim, sepse këto të dhëna të stisura përbëjnë kërcënim serioz për prishjen e ekuilibrave etnikë e fetare, cënojnë bashkëjetesën shoqërore dhe frenojnë integrimin europian të Shqipërisë".
Deklarata thekson më tej se për këtë do i drejtohen të gjitha institucioneve të vendit, e atyre ndërkombëtare, sepse një qëndrim i tillë ndaj minoriteteve, i ndërtuar mbi bazën e këtyre të dhenave, është provokues dhe i rrezikshëm për rajonin dhe Europën.
OMONIA: REZULTATET PROVOKIM
Edhe organizata e minoritetit Etnik Grek “Omonia”, ka reaguar një ditë pas publikimit të rezultateve të censusit shtetëror të organizuar tetorin e vitit të kaluar në Republikën e Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp të publikuar sot në gjuhën greke, organizata në fjalë, denoncoi rezultatet e dala duke mos i marrë tërësisht në konsideratë. Sipas saj, rezultat përfundimtare të Censusit 2011 të organizuara nga shteti shqiptar, nxjerrin në pah shqetësimet tona për elementët artificial që janë pasqyruar në mbledhjen e të dhënave. Përmbajtja e rezultateve të censusit, na vendos në pozita indiferente ndërkohë që popullsia greke në Shqipëri, me këshillimin e “Omonia”, abstenoi këtë census në masën 90%. Rjedhimisht ne refuzojmë tërësisht procesin pasi një proces shtetëror, kërkon implementimin e synimit për rregjistrimin e pakicave fetare dhe shtretëzimin e shoqërisë në Shqipëri-thuhet në deklaratë në gjuhën greke. Rezultatet e censusit sipas Omonia-s, janë provokim i hapur ndaj minoritetit etnik grek në vend, si dhe komunitetit ortodoks. Duket se disa qarqe, nuk janë të kënaqura me retorika nacionaliste, ndërkohë ne kemi denoncuar këtë praktikë në Komisionin Europian. Këto praktika-thuhet më tej në deklaratën e “Omonia”-s, tregojnë tkurrje statistikore në pjesën e pasme të trurit dhe ngushtim të të drejtave të minoritetit dhe komunitetet fetare, nuk përshtaten me parakushtin e imponuar nga procesi i integruar në familjen europiane. Organizata jonë, mbetet në pozitën e vet se në lidhje me madhësinë dhe gjeografinë e minoritetit etnik grek, si dhe procesi i shtretëzimit, është i pavlefshëm dhe nuk duhet të merret në konsideratë as nga qeveria dhe as nga organizatat ndërkombëtare. “Omonia” tregon se parametra të ndryshme në thelb me prova të vjetëruara, kanë përgatitur rregjistrimin e rremë-përfundon deklarata për shtyp e “Omonia”-s në lidhje me rezultatet e censusit të popullsisë të realizuar në tetor të vitit të kaluar.
Insituti i Statistikave publikoi dje rezultatin përfundimtar i censusit të nisur në tetor të 2011 dhe të mbyllur më 1 nëntor 2011. Sipas shifrave zyrtare afërsisht 83% e të anketuarve janë deklaruar me kombësi shqiptare, 0.87% kanë deklaruar kombësinë greke ndërsa 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase , 0.30% kanë deklaruar se janë romë. 14% nuk kanë preferuar të deklarohen.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

INSTAT: 83% shqiptarë, 0.87% grekë