Centrali bërthamor në rrezik? Ukraina ngre alarmin për granatime të reja
Centrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë
Agjencia e inteligjencës në Ukrainë ngriti alarmin për sulme të reja ruse të shtunën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore që ndodhet nën kontrollin e rusëve. Edhe kryetari i bashkisë, i ndodhur jashtë qytetit, tha se ka pasur bombardime.
Kryebashkiaku i Enerhodar, Dmytro Orlov, i cili u evakuua në territorin e kontrolluar nga Kievi në prill, shkroi në Telegram se banorët vendas e kishin informuar për granatime të reja ruse në drejtim të zonës industriale të qytetit dhe uzinës bërthamore të Zaporizhzhia, të shtunën.
Nga ana tjetër, zyrtari lokal i instaluar nga Rusia, Vladimir Rogov shkroi në Telegram se forcat ukrainase po bombardonin centralin.
"Sipas dëshmitarëve, në qytet dëgjohen ende shpërthime," tha Rogov, duke shtuar se disa predha kishin rënë në afërsi të termocentralit, pa specifikuar nëse ishte goditur territori i termocentralit.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar një tjetrën për sulmet në këtë termocentral. G7 i ka bërë thirrje Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias dhe t’ia kalojë atë Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët! Blinken: Moska duhet të respektojë të drejtat e të burgosurve të luftës
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42