Alessio Cerci do të rikthehet në Itali për të veshur fanellën e ekipit të Milanit. Lajmi konfirmohet  nga mediat italiane dhe zyrtarizimi pritet që të bëhet shumë shpejt.

Milani ka arritur marrëveshjen me kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit për huazimin e italianit te kuqezinjtë.

Në marrëveshje do të futet edhe sulmuesi Fernando Torres, i cili nuk shkëlqeu te Milani në pjesën e parë të edicionit duke mos e justifikuar aspak pagën 4 mln Euro në edicion.

Torres do të rikthehet kështu te ish-ekipi i tij në Spanjë pas aventurave te Liverpuli, Çelësi dhe Milani.



d.b/shqiptarja.com