Një ditë pasi bëri betimin në Kuvendin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi është inauguruar si president para gardës ceremoniale e qindra të pranishmëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai u betua para Kushtetutës e qytetarëve, që do të jetë figurë e unitetit e do të punojë fort për forcimin e identitetit shtetëror, raporton KTV.
Në një ceremoni të paparë deri më sot në Kosovë, para qindra mysafirëve, e nën qiellin e hapur Hashim Thaçi u inaugurua si president i Republikës.
Në sheshin “Skënderbeu”, Thaçi, i cili prej dje është edhe komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranoi raportin e parë nga kjo forcë.
Më pas, ish-presidentja Atifete Jahjaga ia ka dhënë atij tapinë e shtetit, kushtetutën, para së cilës presidenti Thaçi u betua se do ta mbrojë me tërë qenien e tij.
Ky shesh atij po ia kujton rininë, që tha se nuk e pati të lehtë. Tha se Kosova është e bashkuar si vend e si popull, e uniteti ka qenë dëshmia më e madhe dhe më e fuqishme për botën.
Nuk do të ndalet sepse nuk ka kohë për të humbur.
Ai tha se nuk po vishet nën petkun e heroit, por është president i një populli heronjsh.
Ka thënë se nga 7 prilli ai është gardian i kushtetutës, e do të punojë fort për forcimin e identitetit shtetëror.
Presidenti Thaçi ka thënë se është i obliguar që ta ruajë si sytë e ballit miqësinë me SHBA-në, BE-në e tha se do të bëjë gjithçka që t’i ndihmojë Kuvendit e Qeverisë, që sa më shpejt Kosova t’i afrohet ëndrrës për anëtarësim në NATO, BE e OKB.
Tha se Kosova do të jetë hallkë e fortë e zinxhirit antiterrorist dhe se me ata që kërcënojnë lirinë në botë me ata që sulmojnë miqtë e Kosovës nuk do të ketë asnjëherë kompromis.
Përsëriti se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë e pret shpejt të ndodhë pajtimi mes dy shteteve.
Presidenti tha se për disa qytetarë, politika është bërë fushëbetejë monotone e liderëve. Tha se muajt e fundit pati tone të ashpra, porse do të përdorë instrumentet këshillëdhënëse me të gjithë. Në fund tha se si president i një populli heronjsh, beson në shtetin e Kosovës dhe në ardhmërinë e tij të sigurt.
/Shqiptarja.com