TIRANE- Dështon ceremonia e Dorëzimit të Presidencës së Këshillit të Evropës. Qeveria shqiptare për të bërë këtë ceremoni dorëzimi kishte ftuar 18 Presidentë dhe 47 ministra të jashtëm, por ka ardhur vetëm kreu i qeverisë së Andorës i cili mori çelësat e drejtimit sipas rotacionit drejtues dhe ku vendi ynë sipas të gjitha gjasave do të ketë shansin të ketë drejtimin e KiE pas 23 vitesh.
Premtimin për ardhjen e 18 Presidentëve dhe 47 ministrave të Jashtëm e ka bërë vetë ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti më 3 tetor, vetëm 36 ditë më parë. Panariti, Ministër i Jashtëm më 3 tetor 2012 tha se "Presidenca shqiptare është vlerësuar shumë për seriozitetin, për cilësinë dhe numrin e aktiviteteve që ajo ka realizuar brenda mandatit të saj dhe kurorëzimi i presidencës shqiptare pa dyshim, do jetë aktiviteti shumë i madh që do organizohet në datat 8 e 9 nëntor në Tiranë, kur nën moton "të bashkuar në diversitet" ne do të ftojmë në këtë aktivitet 47 ministrat e jashtëm të KiE dhe 18 presidentë. Do të jetë një format që vendi ynë nuk e ka pare...". Asnjë nuk erdhi.
Kështu Shqipëria e mbylli dje kryesimin e Këshillit të Ministrave të KiE në një ceremoni e cila dështoi tërësisht për shkak të mos përgjigjes ndaj ftesave që kishte shpërndarë qeveria shqiptare. Bojkoti flagrant i Perëndimit ndaj një ceremonie e cila synonte të përdorte rrotacionin formal të Këshillit të Evropës për imazh politik tregon se Perëndimi është bërë i kujdesshëm në përpjekjet e tij për t'i hequr mundësinë qeverisë së Tiranës që ta përdorë për kapital politik, tashmë që vendi ka hyrë në vitin elektoral. Por një nga elementët më të dalluar të kësaj ceremonie ishte se Berisha e ka listuar atë në ceremonitë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë, duke vënë dyfish në pozitë të vështirë Këshillin e Evropës e ftesën Kombëtare, të cilën e bojkotuan të gjithë të ftuarit. Në fakt nuk pati një bilanc se çfarë bëri Shqipëria këto gjashtë muaj. Por në këtë ceremoni s'erdhën as drejtuesit e lartë të KiE, që Berisha s'ngurroi t'i përshëndesë dhe pse i ndërprenë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme. Tani presidencën e merr Andorra, që e ka një angazhim konkret: këtë presidencë do merret me arsimin.
Në Konferencë përpos kreut të shtetit Nishani, kryeministrit Berisha dhe shefit të diplomacisë shqiptare, Panariti mori pjesë si i ftuar special Sampaio, Përfaqësues i lartë i OKB e ish-President i Portugalisë, Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit "Të jetojmë së bashku", etj. Panariti i dorësoi në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE homologut andoren. Berisha tha se Qeveria do bëjë gjithçka per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare me standarde ndërkombëtare", teksa ftoi Këshillin e Europës të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare të 2013. Kryeministri Berisha ndër të tjera vlerësoi tolerancën shqiptare si shembull në bashkëjetesën e qetë. Kreu i Shtetit Nishani teksa vlerësoi punën e realizuar nga vendi ynë përgjatë këtyre 6 muajve, kur vendi ynë kishte presidencën e KiE ritheksoi qëndrimin se rekomandimet e BE mbeten prioritet për Shqipërinë. Nishani tha se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria pati mundësi të tregojë se ka institucione të konsoliduara. Prioritetet e Shqipërisë në planin kombëtar e ndërkombëtar mbetet bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit. Ai apeloi të angazhohet për një shtrirje më të gjërë të organeve të saj në Kosovë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com