TIRANE- “Digitalb”, platforma e të gjithë shqiptarëve festoi në një mbrëmje gala 10-vjetorin e krijimit të saj. Të ftuar drejtues e punonjës të “Top Medias” dhe mediave të tjera, personalitete të artit e sportit, politikanë. Në fjalën hapëse drejtori i përgjithshëm i “Digitalb” Alban Jaho, vlerësoi vizionin e themeluesit të “Top Medias” Dritan Hoxha, i cili e ngriti kompaninë në një periudhë kur Shqipëria me probleme ekzistenciale, ishte në kontradiktë të thellë me zhvillimet teknologjike të platformës dixhitale. Ai shtoi se katër elementëve të jetës, të gjithë ata që ngritën “Digitalb”, u kanë shtuar elementin e pestë, atë shpirtëror.
Një përshëndetje të veçante bëri në këtë mbrëmje gala edhe Presidentja e “Top Media-s”, Vjollca Hoxha, e cila kujtoi sakrificat dhe devocionin e të gjithëve për krijimin dhe zhvillimin e kësaj platforme dixhitale, ku kujtimi dhe falënderimi kryesor ishte për themeluesin, Dritan Hoxha.
Edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, që përshëndeti në këtë festë të madhe vlerësoi “Digitalb” që përgjatë dhjetë vjetëve është shndërruar në platformën e dashur të shqiptarëve, ndërsa kryeministri Rama vlerësoi rolin e Dritan Hoxhës, novatorit dhe ideatorit të kësaj risie teknologjike jo vetëm në Shqipërinë e asaj kohe, e cila ka luajtur rolin kryesor në bashkimin kulturor, social e politik të të gjitha trevave shqipfolëse, Kosovë, Maqedoni, Preshevë.
Një vlerësim të veçante dha edhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, që në fjalën e saj u shpreh se “Digitalb” ka bërë për vete që të gjithë shqiptarët.
Gjatë mbrëmjes u shfaq një dokumentar i shkurtër mbi historikun e krijimit dhe zhvillimit të “Digitalb” përgjatë 10 viteve, versioni i gjatë i të cilit do të shfaqet së shpejti në kanalet e “Digitalb” gjatë të gjithë muajit qershor.
U prezantua kënga e re "Je ti!", kompozuar enkas si një dedikim që “Digitalb” për gjithë publikut shqiptar, abonentë të kësaj platforme.
Drejtori i Pprogramacionit Agim Pocari, shpërndau në emër të kompanisë pesë çmime për bashkëpunëtoret ndër vite.
Mbrëmja vazhdoi me një koncert me këngë tradicionale vendase e moderne me përformues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, duke mbledhur se bashku kështu edhe brenda një nate përfaqësues të shqiptarëve të të gjitha trevave. Një politikë editoriale kjo e “Digitalb” për të promovuar vlerat kombëtare, që e ka nisur nga krijimi i saj më 15 korrik të vitit 2004.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.2%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17