Mirdita ka përkujtuar 70-vjetorin e vrasjes së mësuesit të popullit Ndrec Ndue Gjoka. Akvitetet e organizuar nga Bashkia e Mirditës vlerësuan punën e mësuesit që hapi shkolla në çdo fshat të Mirditës së sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore. Historianë dhe studiues e cilësuan mësuesin Ndrec Ndue Gjoka unik në të gjithë Ballkanin, duke deklaruar se figura të tilla duhet t’i nderojmë në çdo kohë.

Mësuesi i Popullit Ndrec Ndue Gjoka u vra më 17 janar 1946 nga persona që nuk donin hapjen e shkollave në fshatrat e krahinës së Mirditës. Ai kishte një rol të rëndësishëm edhe në hapjen e shkollave në Kosovë, ku ka punuar si arsimtar.
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com)