Partia Socialiste do të festojë sot ditëlindjen e 25-të të saj, me një ceremoni të vonuar që duhet të ishte bërë në 12 qershor të këtij viti. Festa e shtyrë për shkak të Kampionatit Evropian dhe pjesëmarrjes historike të Shqipërisë do të zhvillohet sot, në orën 19, në ambientet e pasme të Selisë Qëndrore të Partisë Socialiste.
Në këtë takim brezash është parashikuar një fjalim nga Kryetari i Partisë, Edi Rama dhe më pas një shkëmbim miqësor mes të ftuarve. Më pas, zemrën e kësaj feste, pritet ta përbëjë një darkë e thirrur nga Edi Rama për kabinetin qeveritar, grupin parlamentar, kryetarët, sekretarët e përgjithshëm, nënkryetarët, sekretarët organizativë, kryetarët e partive të koalicionit, në një prej restoranteve të njohura në qendër të Tiranës.
/Shqiptarja.com