Dy të rinj të shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës janë arrestuar në qytetin e Cërrikut. Mësohet se dy të arrestuarit janë Olsi Hysa dhe Ali Jahja. Ata akuzohen për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë:

Cërrik

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Policia e Cërrikut ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim, nga D.V.P Gjirokastër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

• Olsi Hysa, 28 vjeç, banues në Belsh Elbasan. 

• Ali Jahja, 27 vjeç banues në fshatin Kaja, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.