Cërrik, Imami: Rama gënjeu me
premtimet, rruga e vetme protesta!

Cërrik, Imami: Rama gënjeu me<br />premtimet, rruga e vetme protesta!
CERRIK - Koordinatori i PD për Elbasanin, Arben Imami gjatë një takimi me banorët e Cërrikut ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët me legalizimet, shëndetësinë dhe arsimin falas. Imami ka theksuar se kjo qeveri nuk i ka mbajtur premtimet duke shkurtuar ndihmën sociale. 

"Ju gënjeu, i gënjeu shqiptarët. Ku e keni legalizimin falas? Ku e keni shëndetësinë falas? Ku e keni arsimin falas? Janë rritur pagesat për master." tha Imami

Imami i ka bërë thirrje banorëve të Cërrikut për pjesëmarrje në protesta masive. Sipas tij këta qytetarë kanë shfaqur ankesat e tyre duke akuzuar kryeministrin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen. 

"Ku e keni premtimin që do të qeverisej për shtresat në nevojë dhe do ju merrej të pasurve dhe do iu jepej të varfërve. Ëndërra, përralla, tullumbace. Sot varfërfëria është shtuar 60% e familjeve që merrnin ndihmë sociale ne Gostinë po kështu dhe në Molas dhe Klos. Shkurtuan ndihmat sociale nga Partia Socialiste." u shpreh ai

Ndërkohë Imami ka theksuar faktin se nuk është bërë asnjë km rrugë dhe ndërkohë janë rritur taksat. Përfaqësues të PD në Cërrik dhe ata të pushtetit lokal kanë zhvilluar disa takime me banorët disa komunave të Cërrikut.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës