CËRRIK- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi u ka djegur me lënë djegëse 2 makinave të parkuara në pronësi të dy vëllezërve.
34-vjeçari I.F, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 makinat në pronësi të A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër).
'34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje. Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1, ku u dogjën pjesërisht 2 automjete të parkuara, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. F., 34 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.