Drogë, arsenal armësh, miliona lekë, euro e paund, kapen 2 persona në Cërrik! U sekuestrohen kallashnikovë e armë gjahu

CËRRIK- Dy persona kanë rënë në pranga në saj të një operacioni të policisë së Elbasanit nga i cili u sekuestruan një arsenal armësh, para dhe kanabis.

Në saj të operacionit ‘Dëshiran’ janë sekuestruar 1 kallashnikov, 1 pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë, 3.6 kg kanabis dhe 75 bimë të thata opium.

Dy të arrestuarit 60 dhe 54 vjeç të dy banues në Belsh kultivonin drogë, kanabis dhe mbanin një arsenal armësh. Nga kontrolli i banesave janë sekuestruar edhe një shumë parash me 3.760.000 lekë dhe 5000 paund.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë  kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium. 

Gjithashtu, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.  

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 54-vjeçarit, i cili ka lidhje shoqërore me 60-vjeçari. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat mbante pa leje. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!