Cërrik-Vjehrri tenton të vrasë me thikë ish-dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Linas të Cërrikut rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Sipas policisë mësohet se Majkëll Raga 32 vjeç banues në këtë fshat, pas një konflikti me ish-dhëndrin e tij, me iniciale F.M 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë të Elbasanit, e ka goditur këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të lehta.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë blutë e qytetit të Elbasanit të cilët kanë neutralizuar situatën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Majkëll Raga.

Ndërkohë 20-vjeçari ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)