Certifikata me detyrim, rritet interesi për t’u vaksinuar kundër COVID në Vlorë

Vendosja e certifikatës me vaksinim për punonjësit e administratës, ka bërë që këto të fundit t’u drejtohen qendrave të vaksinimit, për të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Viti i ri 2022 ka nisur me interes të qytetarëve për të kryer dozën e parë të vaksinës për covid-19. Mjekja e qendrës Shëndetësore nr. 3 në Vlorë, Rajmonda Zoto shprehet se fluksi vjen jo vetëm nga ndërgjegjësimi, por dhe nga  masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

‘Në ditët e para të vitit të ri vihet re ka interes të shtuar të popullsisë për tu vaksinuar, jo vetëm të atyre që kanë për të bërë dozën e tretë, që janë pacientë që ju ka ardhur afati për të bërë dozën e tretë dhe paraqiten vetë në qendër shëndetësore. por kemi interes dhe për dozën e parë të vaksinës, përveç vaksinës Sputnik, ka interes nga banorët jo vetëm për por dhe për tjerat. Nuk e kemi ndërprere punën edhe gjatë ditëve të festave dhe shohim që ka interes sidomos për dozat e para, kjo ndoshta dhe nga udhëzimi i MSH për vaksinimin e punonjësve por edhe për shkak të situatës së Covidit që është e ngarkuar. Aktualisht kemi vënë re shtim të rasteve, janë 37 pozitiv në këtë qendër shëndetësore. Pra janë të dyja bashkë, frika nga sëmundja, por dhe detyrimi për tu pajisur me certifikatë vaksinimi.’- u shpreh mjekja Rajmonda Zoto.

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Vlorë, Lorenc Rexho, tha se drejtuesit e institucionet duhet të marrin masa për punonjësit e pa vaksinuar.  

"Kemi verifikuar çertifikatën apo për ata që sjanë të vaksinuar do të paraqesin çdo pesë ditë testin molekular Pcr . Nêse nuk kryhet është detyrê  e drejtuesit të institucionit të marr masat ndaj punonjësit. Ne nuk do të tolerojmë në ketë pjesë do të jemi cdo ditë në terren. Deri tani nuk ka punonjës të pa vaksinuar dhe ne bëjmë edhe verifikimin e çertifikatës në e-albania për çdo punonjës që na kanê ofruar drejtuesit."- tha Rexho.

Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t'u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungesë të saj, punonjësit mund të paraqiten me certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar