Dy inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Berat janë proceduar penalisht për akuzën e Shpërdorimit të Detyrës, pasi kanë certefikuar një subjekt privat, i cili nuk kishte të plotësuara kushtet higjeno sanitare për ushtrim aktiviteti.
Sipas po0licisë, bëhet e ditur se procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas bllokimit të këtij subjekti nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Procedimi ka nisur ndaj: F.SH, 48 vjeç dhe N.K, 31 vjeç, që të dy me detyrë Inspektorë në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor Berat si dhe ndaj N.Gj, 44 vjeç, pronari i subjektit pasi ka prodhuar artikuj ushqimorë jashtë kushteve teknike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com