Çervish me miell misri dhe pulë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 2 karrota
- 2 lugë gjalpë
- 4–5 lugë miell misri
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lugë uthull
- Kripë, piper, vegetë
Përgatitja:
Pula e pastruar dhe e prerë në racione, vihet në tenxhere me ujë të ftohtë. Hidhet kripë dhe zihet derisa të jetë gati. Gjatë zierjes hiqet shkuma që krijohet sipër. Pasi të jetë zier, copat e mishit nxirren dhe lëngu kullohet. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, shtohet mielli i misrit dhe përzihet vazhdimisht derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Më pas hidhet gradualisht lëngu i pulës duke e përzier pa ndërprerë që të mos krijohen kokrriza. Shtohet hudhra e shtypur, kripa, piperi dhe vegeta sipas shijes. Masa lihet të vlojë pak derisa të trashet. Në fund shtohet uthulla për t’i dhënë një shije të lehtë të freskët. Copat e pulës vendosen në tavë, hidhet masa e përgatitur sipër dhe futet në furrë të nxehur për pak minuta derisa të marrë një sipërfaqe të lehtë të pjekur.
Komente











