Çesari në A1Report:Anëtarët e grupit
të ngazëllyer që kthehen në Shqipëri

Çesari në A1Report:Anëtarët e grupit<br />të ngazëllyer që kthehen në Shqipëri
Në një intervistë mjaft interesante dhe spontane për A1 Report, virtuozi i violinës Olen Çesari është shprehur rreth koncertit të datës 23 prill, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongresve.
 
“23 prilli do të jetë një festë e madhe e paparë do të jem me grupin tim këtu në Tiranë më në fund pas 1 viti e gjysëm gati dy vjet. Në Tiranë unë kthehem shumë shpesh është bërë pjesë e rutinës tashmë. Për mua Romë-Tiranë është bërë si Durrës-Tiranë.

Jam i lumtur që më në fund ja dolëm të realizojmë këtë event gjigand në Pallatin e Kongreseve, ku kam kënaqësinë totale dhe nderin të kem katër të ftuar, të cilët janë edhe miqtë e mi, të cilët janë katër artista. Më në fund po ja dal të bëj formatin e koncertit të madh  siç ndodh nëpër botë, që është koncerti im dhe me katër të ftuar nga vendi, jo se unë nuk e quaj veten nga këtu por katër artistët shqiptarë që do të jenë të ftuar janë më “vendalinj” se unë,”shprehet Çesari.

olen cesari
 
Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur faktin e përzgjedhjes së katër këngëtarëve shqiptar, shoqërues në koncertin e tij.
 
“Pikë së pari janë artista të cilët unë I vlerësoj shumë. Janë njerëz që unë i frekuentoj kur vij në Shqipëri, Flori është një nga producentët më të mirë, Elvana është një divë totale, me Albanin jemi miq shumë të mirë kemi shkuar në koncertet e njëri-tjetrit. Me Ermalin do të realizojmë një “gallatë” të paparë.”
 
 Ndërkohë anëtarët e grupit të tij duket se e presim me shumë ngazëllim rikthimin në Shqipëri.
 
“Ata e adhurojnë Shqipërinë, sepse kemi bërë një tur me komunitetit Evropian tre vjet më parë dhe më pas kemi realizuar koncertin në Teatrin e Operas dhe Baletit, në dhjetor të 2013, kështu ata mezi po presin të kthehen në Shqipëri.

Gjithashtu do të kemi edhe ardhje të tjera nga vera, por të gjitha duhen parë pasi janë punë në proçes, por realisht mezi po presin çunat. Çunat e mi janë të kombësive të ndryshme 6 shtete dhe 3 kontinente dhe kjo është një nga mrekullitë që muzika bën.”
 
 
Oleni thekson gjithashtu se repertori do të jetë i veçantë: “Spektatorët që do të na vijnë në koncert do ti marrim përdore nga Argjentina deri në Australi.”
 
 



Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë