Dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes Beleri, e kthyer që nga muaji maj në një çështje me interes të lartë publik dhe diplomatik në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë. Prej 22 shtatorit, kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.
Në pritje të gjykimit Fredi Beleri mbahet në Durrës, ndaj pas pranimit të kompetencës për shqyrtimin e çështjes, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit, po njëri pas tjetrit gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj, hoqën dorë nga shqyrtimi duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër.
Në të dyja rastet, gjyqtarët kanë vlerësuar me ndërgjegje se kanë shkaqe të arsyeshme për të mos shqyrtuar këtë çështje që konsiderohet tejet delikate për sistemin tonë gjyqësor.
Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka sjellë në vëmendje për tërheqjen e tij gjykimin e disa çështjeve me shtetas grekë, të cilat janë vënë në diskutim dhe po ashtu faktin se i biri është anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit si përfaqësues i një force tjetër politike nga ajo e Belerit.
Ky argument i dytë është pranuar nga kryetari i gjykatës Paulin Çera i cili urdhëroi zëvendësimin e këtij gjyqtari me anë të shortit, por edhe gjyqtarja tjetër Besjana Garxenaj kërkoi të mos marrë pjesë në shqyrtim.
Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër, gjyqtarja Entela Shedola, e cila do të gjykojë kërkesën e Belerit për tu betuar. Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datë 10 tetor.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
Durrës/ Aksidentoi për vdekje të moshuarën, vihet në pranga 61-vjeçari
21 Nëntor, 11:53
-
Moti i keq/ Lundrimi për peshkarexhat i pezulluar edhe në Durrës
21 Nëntor, 10:16
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
Jo,zoteri i nderuar,nuk jane frikacake,por arsyetimi i tyre per doreheqje qendron.Nese deshiron me te vertete qe Beleri te marre denimin e merituar,njerezit e drejtesise qe do t'a gjykojne,duhet te kene /letra te bardha/ si te themi,qe neser Beleri te mos kapet pas ndonje /yckle/,ose /lidhje/ qofte dhe rastesore qe mund te kene, e avokatet e tij te kerkojne /mistrial/,sic thuhet ketej nga ne,apo me keq akoma,te veteshpallet i pafajshem me preteksin se eshte perndjekur pa te drejte per 100 arsye qe avokatet e tij do t'i kerkojne me mikroskop.Si morri kot gjitha ata koka te medha drejtesie qe kushtojne sa frengu pulen e me siguri shteti grek ja paguan se ata lloj kushtojne miliona dollare,per qellime te tilla i morri!!
PërgjigjuTurp që të keni frikë nga një kriminel dhe një shtet.Lavdi atyre burrave dhe grave që ji kan treguar vëndin tradhëtarëve të atdheut dhe turp për këta që paguhen me gjakun e popullit.Ata nuk gjykojnë hallet etyre personale.
Përgjigju