Çështja çame, Rama:S'ka kthim 
pas, është vetëm çështje kohe

Çështja çame, Rama:S'ka kthim <br />pas, është vetëm çështje kohe
Kryeministri Rama deklaron se zgjidhja e çështjes çame është çështje kohe duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas. Nga kongresi i PDIU-së ai theksoi se është kusht i panegociueshëm heqja e ligjit të luftës me Greqinë. Ndërkohë Idrizi propozoi se në rast se Greqia refuzon Shqipëria t’i drejtohet NATO-s për heqjen e këtij ligji.

"Unë jam kryetar i të parës parti shqiptare që çështjen çame e futi në programin e vet, dhe jam me krenari që kryetar i të parës qeveri që jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë por ndaj të gjithë fqinjëve është i vendosur të tregojë dinjitet e vendosmëri në kërkesën për reciproritet në respekt, ose qartësi strategjike.Lidhur me kërkesat historike siç i quani ju që avokati i famshëm ka vendosur ti trajtojë në mënyrë ligjore më lejoni të them diçka solemnisht marrëdhënie me Greqinë është ajo e një populli me të cili historia na ka lidhur pazgjidhshmërisht si për të na sprovuar durimin dhe për të na kultivuar talentin e kuvendimit .

Çështja çame po faktorizohet, por shqisa e forcës së verbër po tretet ashtu si në çdo organizëm mbijetuesi po forcohet shqisa e forcës së shembullit që duhet të na bëjë më të urtë jo kokulur por më të urtë në vendosmërinë tonë për të këmbëngulur në nëj drejtë të mohuar në kaq shumë vite derisa fqinjët kërcënonin se nëse hapej ky muhabet kërcënonin se do iknin nga tavolina. Sot ka ndryshuar shumë, jo vetëm që nuk ikin por kanë kuptuar se për ne kjo nuk është një çështje revanzhi por DINJITETI
Do të duhet nde shumë kohë por pas asnjë dyshim është hapur rruga, sepse kam besuar se vendit tonë nuk i duhet një kozmopolitizëm pa thelb por i duhet një patriotizëm modern"-tha Rama

Kryeministri ndër të tjera u shpreh se, qeveria që ai drejton do të ndërmarrë një fazë me rëndësi të madhe, për të zgjidhur një kërkesë të vazhdueshme të çamëve. Heqjen e ligjit të luftës të Greqisë, ndaj Shqipërisë.

“Kjo qeveri hapi me seriozitet një cështje që të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. Jemi në një luftë me Greqinë dhe në një traktat paqeje. Faza e re e marrëdhënies ku duam të shkojmë përfshin heqjen e ligjit të luftës. Një standart të ri, që nënkupton se ka vdekur ajo kohë kur fqinji i pasur tregon se cfarë është e mundur dhe e pamundur”.

Rama i është përgjigjur me batuta edhe kritikave të kreut të PDIU-së kur foli për vizitën e Kotzias në Shqipëri apo marrëdhëniet me Greqinë dhe ngritjen e çështjen came në nivel të diplomacisë publike

"Shpëtimi ishte dashamirësisht kritik ndaj meje dhe e bëri këtu në pallatin e sportit fiks këtu ku ka qënë koshi i basketbollit, dhe duke qenë se unë kam luajtur e njoh basketbollin kam mësuar se në basketboll gjuhet më i gjati politikë gjuhet më i madhi në politikë ai që bën më shumë por jo ai që s'ka ca të bëjë më shumë edhe pse mundet.Gjuajtjet e Shpëtimit janë të mirëpritura dhe me siguri kanë efektin e dobishëm dhe me siguri kanë efektin e dobishëm që të më bëjnë mua të mos kënaqem asnjëherë me gjatësinë time."-tha Rama
 
 
Kreu i kabinetit qeveritar  tha se duhet të jemi të bashkuar për të ecur në rrugën e një bashkimi kombëtar

"Në vend që të kacafytemi me njëri tjetrin kush i do më shumë shqiptarët të bashkuar duke u bëre dhe gazi i botës, le të përpiqemi me njëri tjetrin të bashkuar se është kjo rruga drejt Bashkimit kombëtar"

Përshëndetja e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në Kongresin e PDIU‏


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi