Çështja çame, Shpëtim Idrizi: Eshtë
çështje politike, jo çështje pronash
 

Çështja çame, Shpëtim Idrizi: Eshtë<br />çështje politike, jo çështje pronash<br /> 
Cështja çame merr zgjidhje vetëm në rrugë politike dhe 25 vjet pas krijimit të shoqatës Çamëria, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me pronat por me politikën dhe diplomacinë.

Çështja çame nuk është çështje juridike, apo pronash. Është çështje politike, diplomatike, hisotroke e zgjidhet në rrugë politike duke angazhuar të gjithë faktorët për ta zgjidhur, duke përfshirë dhe shtetin shqiptar. Ajo ka filluar si çështje politike, pasi ka qenë politikë e qartë e Greqisë për të asimiluar shqiptarët e Çamërisë si sot e 103 vite përpara” ka thënë Idrizi.

Duke iu referuar traktatit me Greqinë, Idrizi nënvizoi se ai është zbatuar vetëm për Greqinë duke hapur shkolla greke e varreza të ushtarëve grekë.

Kjo nuk është çështje teknikaliteti. Me Greqinë kemi traktat miqësie prej 20 vitesh dhe aty është parashikuar që të diskutohen çështje pronësore. Ky traktat ka vepruar vetëm për palën greke, duke hapur shkolla greke e varreza të ushtarëve grekë” theksoi ai.

Ndërkaq, shoqata Çamëria zgjodhi me votim kryetarin e ri të saj Abaz Hado.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital