Çështja CEZ, Basha sulmon Kopaç
Bojëdalë e i përgënjeshtruar nga BE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç.
Lideri i opozitës në një status të publikuar në Facebook, duke akuzuar Edi Ramën për aferën e CEZ tha se kreu i qeverisë u shfaq krenar krah kopaçeve bojëdalë”.
Sulmi i Bashës ndaj Kopaç vjen pasi ky i fundit në mbledhjen e 13-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë së mbajtur në Tiranë tha se zgjidhja e konflitit Shqipëri-CEZ me marrëveshje miqësore ishte zgjidhja e duhur.
Por, Basha duke bërë një lojë fjalësh e cilëson Kopaç person të përgënjeshtruar nga BE dhe qeveria çeke.
Kreu i PD-së më tej, akuzon kryeministrin Rama se po pengon hetimin ndërkombëtar për aferën CEZ pasi është i përfshirë me zgjidhjen e mosmarrëveshje në një kohë kur Avokatët e Shtetit i sugjeronin të vazhdonte çështjen në arbitrazh.
Statusi i plotë i Bashës: Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milionëeurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit. Në krah të kopaçeve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, Kryemashtruesi gënjeu prapë shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi. E kundërta është fakt. I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen t’i ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit. Nëse nuk ka gjë për të fshehur pse pengon hetimin ndërkombëtar? Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë.
Kush është Kopaç?Kopaç është politikan slloven, ku është zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 1992. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka mbajtur pozicionet e ministrit të Financave, Mjedisit si dhe ministër i Ekonomisë.
Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, e cila është një organizatë ndërkombëtare që merret me politikat e energjisë. Organizata është themeluar me traktat ndërkombëtar në tetor 2005 në Greqi dhe ka qendrën në Vjenë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34