Çështja “Doshi”-Gjykata e Krimeve të Rënda vendos masën “arrest me burg” për Durim Bamin


TIRANË, 6 Mars/ATSH/- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë në një seancë më dyer të mbyllura vendosi masën e sigurisë "arrest me burg", për shtetasin Durim Bami, i cili është personi i vetëm i arrestuar për çështjen "Doshi".
Në një seancë që ka zgjatur disa minuta është marrë vendimin që Bami të qëndrojë në burg, pas hetimeve nga Prokuroria kryesisht për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative".
Durim Bami u arrestuar më 3 mars të këtij viti në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit në Shkodër.
Durim Bami është personi që dyshohet se ndodhet në videon e regjistruar nga deputeti Tom Doshi, që ka pranuar se është porositur për të kryer vrasjen ndaj deputetit në fjalë, video e cila tashmë ndodhet në Prokurori si provë materiale për t'u shqyrtuar gjatë procesit hetimor.
Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal kryesisht për këtë rast në datë 3 mars 2015, menjëherë pas deklarimeve publike të deputetit Tom Doshi se ndaj tij është përgatitur një komplet për ta eliminuar fizikisht.
Organi i akuzës ka sqaruar se deri në atë moment, në institucionin e Prokurorisë nuk ka pasur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal, në bazë të kërkesave te Kodit të Procedurës Penale.
Lidhur me këtë çështje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dhënë sot deklarimet e tyre Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe deputeti Mark Frroku./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën