TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që pas dëshmisë së dhënë nga Tom Doshi i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe Mhill Fufit, ka pasur një tentativë për vrasje, të thërrasë për të dëshmuar Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjithashtu po për të dhënë deklarimet e tyre nga Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thirren edhe deputetët Mhill Fufi dhe Mark Frroku, por edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci.
"Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar personat kyç që mendohet se kanë informacion në lidhje me akuzat e Tom Doshit për atentatin ndaj tij. "Në bazë të deklarimeve të z. Doshi, i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, Prokuroria për Krime të Rënda e konsideron të rëndësishme për hetimin e plotë të këtij rasti, Marrjen e dëshmive nga ana e zyrtarëve dhe të tjerë, për të cilët Doshi është shprehur se kanë dijeni për hetimin." -thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ora 20:04 Berisha: Nëse më thërrasin në Prokurori do të shkoj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar për A1Report se ai ende nuk ka një thirrje zyrtare për të shkuar në Prokurorinë e tij që të japë dëshminë në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat ndaj tij. Berisha ka konfirmuar se në rast se do të thirret ai do të shkojë të japë dëshminë e tij.
Ora 18:30 Akuzat e Doshit, Meta i pari që dëshmon sot
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jetë zyrtari i parë i thirrur nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij rreth akuzave të bëra publike nga deputeti Tom Doshi për një tentativë për vrasje. Kreu i Kuvendit, Meta mësohet se do të dëshmojë sot në orën 08:00.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë i dyti nga zyrtarët e thirrur që do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 10:00.
Ndërkohë që Kryeministri Rama mësohet se do të paraqitet në ambientet e Prokurisisë në orën 12:00.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/c - 22 i Kodit Penal, të filluar në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Tom Doshi, ka marrë gjatë ditës së enjte (05.03.2015) deklarimet e tij, si edhe materialet mbi të cilat ka mbështetur qëndrimin e shprehur në media.
Në bazë të deklarimeve të z. Doshi, i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, Prokuroria për Krime të Rënda e konsideron të rëndësishme për hetimin e plotë të këtij rasti, marrjen e dëshmive nga ana e disa zyrtarëve dhe shtetasve të tjerë, për të cilët z. Doshi është shprehur se kanë dijeni për hetimin.
Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e hetimit, shtetasit, si vijon:
1. Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
2. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
3. Z. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm
4. Z. Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
5. Z. Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
6. Z. Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
Po ashtu, në bazë të deklarimeve publike të bëra në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e Enjte (dt. 05.03.2015), të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht të japë dëshminë e tij:
7. Z. Sali Berisha, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Në vijim të hetimit, do të ftohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për të dhënë deklarimet e tyre edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal kryesisht për këtë rast në datë 03.05.2015, menjëherë pas deklarimeve publike të z. Doshi. Deri në atë moment, në organin e Prokurorisë nuk ka pasur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal, në bazë të kerkesave te Kodit të Procedurës Penale.
Krahas marrjes së deklarimeve të zyrtarëve sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon me kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme proceduriale për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com