Çështja e detit, Mustafaj: Berisha e Rama dështuan me negociatat (VIDEO)

Një ditë pasi Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn.

“Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preukopim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto. Rama që është në letra ministër nuk kryen detyrat. Cakaj është i paaftë, pa përvojë dhe i papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre detyrave”, tha Mustafaj.

Për Kreun e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë vendi ynë i ka kapacitetet e duhura për një ekip dinjitoz në negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Detit.

“Duhet bërë me një ekip të ri. Ekipi i ngritur në 2018 nga qeveria dështoi. Ekipi i Partisë Demokratike që u ngrit në vitin 2008- 2009 që solli një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese do të thotë që ka dështuar. Shqipëria i ka kapacitet njerëzore për ta bërë por udhëheqja e sotme nuk ka vetëdijen politike”, tha Mustafaj.

Dështimi i Qeverisë Berisha në arritjen e marrëveshjes, vinte së pari nga mungesa e transparencës sipas Besnik Mustafajt. Ndaj ai i kërkon qeverisë aktuale të jetë transparente për çdo negociatë dhe të bashkëpunojë  me Presidentin.

“Transparenca e pamjaftueshme që bëri qeveria Berisha është një nga arsyet e dështimit dhe rrëzimit të marrëveshjes në 2008-2009. Tani duhet të bëhet plotësisht transparencë. Marrëdhënia me Presidentin që do i japë tagrin ekipit të negociatorëve, qeveria duhet të bashkëpunojë me presidentin që mos të gjendemi në situatën e viteve 2017-2018 ku njëri i binte thumbit tjetri patkoit", tha Mustafaj.

Duke marrë shkas nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias se do të kërkojë rinisjen e bisedimeve me Shqipërinë për Marrëveshjen e Detit, Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë i kërkoi qeverisë të jetë e gatshme për rinisjen e negociatave me alternativa konkrete dhe bindëse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/08/2020 20:56

    Shko mo bej sh*rren Berisha te ka dhkel me jembe ke surrat ti

    Përgjigju
  • dibran: 12/08/2020 18:29

    Saliserbkrimineli, bashkeqytetari juaj nuk deshtoi me negociatat ! Ku ke qene ti bashkeluftetar i KRIMINELIT dhe TRADHETARIT te KOMBIT SHQIPTAR, kur ajo KERME i fali afer 400 km katror det GREQISE ????? Ku ishe ti kur shtrengonin duart dhe buzeqeshnin triumfator Bashovici me Bakojanis, ne prezence te SALIMORTJEKRIMINEL-TRADHETARIT kur firmosen marreveshjen e detit ????? Ku ishe ti, or bashkepunetor i KRIMINELIT dhe TRADHETARIT !!!! Nuk i kishe syte ne balle per ti pare???? Nuk i kishe veshet per ti degjuar???? Ti nuk ishe ???????? TI ISHE, JE dhe DO TE JESH GJITHMONE aty ne front- KUNDER SHQIPTARISE !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?