Çështja e McGonigal ‘s’lë rehat’ as ‘Sigurinë’, Salianji: Ai ka bërë lëmsh gjithë dynjanë ne merremi me tema sporti, e ke takuar ti? Peleshi: Jo, por s’do ishte mëkat

Çështja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar edhe njëherë ujërat mes pozitë opozitës, kësaj radhe në Komisionin e Sigurisë. Edhe pse pritet një përballje ku kryeministri do japë llogari, ditën e enjte në seancë plenare, sërish përfaqësues të opozitës edhe sot patën kritika sa i takon kësaj çështjeje të cilën e gjykojnë si shumë sensitive. 

I pari që ‘doli’ nga rendi i ditës ishte deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili u shpreh se tematikat që fliten në këtë komision vetëm me rendin nuk përputhen. Sipas tij, në Komisionin e Sigurisë duhet të fliten çështje që kanë interes publik, siç është çështja McGonigal dhe kamerat e sigurisë nëpër qytete të vendosura nga grupet kriminale. Këto dy çështje shumë shqetësuese, nuk trajtohen në këtë komision, por flitet për çështje pa interes siç janë dekoratat e sportit, nënvizon Salianji.

“Për këtë projektligj duhet të kishim përfaqësues nga sportistët, pra mos ti bëjmë ligje me vrap sikur s’kemi punë tjetër. Ta kaloni te ministrja e mbrotjes për ne dhe ata që ndoshta nuk duan të dekorohen me të tilla granda që nuk ju takojnë për shpërblime, është e padrejtë. Si keni thërritur, o kaloni ligjet me forcë. Pra mos të tallemi, mos tentoni të kaloni që të rrisni të ardhurat nga buxheti për ta rritu r2% në NATO. E disata herë që kërkojmë përfaqësues dhe nuk vijë.

E dyta, komisioni i sigurisë sa herë që flitet për ngajrje që ksanë të bëjnë me sigurinë merret me sportet. Ka pssur dy raste, një për çështjen McGon igal dhe kamerat, kush e di sa vite të instaluara. Nëse nuk vjen ministri të japë llogari në parlament thërrisni ndonjë punonjës. Së dyti të kërkojmë informacionin e nevojshëm për një person që është bërë kryelajm McGonigal. Ai ka bërë lëmsh gjithë dynjanë, korrupton etj, 300 mln dollarë dëm vetëm për interesat e kryeministrit dhe kësaj qeverie. Ky komision nuk është komision që mat veprimtaritë sportive. Ne vetëm me situatën e rendit dhe sigurisë publike ne nuk merremi.”- tha Salianji.

Pas kritikës së Salianjit, edhe deputeti Xhefarri nuk iu përmbajt rendit të ditës dhe i drejtoi një pyetje ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit nëse e ka takuar McGonigal.

“Duke qenë se ke qenë në Amerikë, e keni takuar ndonjëherë McGonigal?”- tha Xhaferraj.

Peleshi është shprehur se nuk e ka takuar por edhe nëse do kishte pasur një takim me të nuk do ishte mëkat.

"Po s’u përgjigja do duket sikur kam ndonjë gjë për të fshehur. Jo nuk e kam takuar, po edhe po ta kisha takuar, nuk besoj se përbën lajm. Ne kur takon dikë nuk shtijmë fall. Kjo s’është pyetje, unë s’merrem me spekulime. Edhe po ta kisha takuar s’do ishte mëkat."- tha Peleshi. 

Përtej debatit, komisioni i sigurisë kaloi me konsensus pr/ligjn për gradat ushtarake dhe marrëveshjen me BE për mekanizmin e mbrojtjes së përbashkët. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 31/01/2023 14:17

    Kur flet dhe ky kryemashtruesi Babalia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat